Monday, July 31, 2017

Ardhmëria e Kombit, është shkolla e jo feja


Ardhmëria e Kombit, është shkolla e jo feja!

31 Korrik 2017

 

Në një  vend, që populli nuk mendon  për  ardhmërinë e tij, por më shumë i jep  rëndësi “amshimit”, objekteve  fetare, në  vend  që  t’i jepnin  rëndësi  Ardhmërisë së popullit të tij, është  i destinuar për shumë dështime në të ardhmen e tij! Madje edhe predikimet  të  vetëquajtura  fetare,  nga eksponentë të  dyshimtë  të qarqeve agjenturore  sllavo-islamike, të  llojit “ kjo jetë  është sprovë jeta  në  amshim është  e  vërtetë”, “muslimani i vërtetët  mendon vetëm për amshimin” etj etj, janë  dashakeqe dhe qëllimkëqija për  Ardhëmrinë e  Kombit tonë.

Ne ankohemi që  jemi  të papunë,  të  varfër  apo në  nivel standardi  jetësorë më të ulët etj, mirëpo asnjë orvatje nuk e bëjmë  nga vetja për ta ndryshu këtë  realitet! Në çdo fshat, madje edhe  në  katundet( fshatrat e  malësive tona),  qytetarët  tonë   kanë  ndërtuar  xhamija, duke   dhënë   nga  disa  qindra  apo edhe nga disa  mijëra  euro,  pa përfshirë edhe  fondet  që vijnë  nga  organizatat  terroriste islamike apo edhe  të Serbisë! Në asnjë  rast  nuk ka të  renovuar e lëre më  të jenë  ndërtu  ndonjë  shkollë! Askush  më shumë sesa  armiqët e  djeshëm  a edhe të sotëm,  të Kombit tonë,  nuk  kanë  interes  që Vendi yn  të  “lulëzohet” nga   objektet  fetare. Një  xhami  më shumë do thotë  një  shkollë  më pak! Sepse  edhe  gjatë   viteve  1878-1945, në  vazhdimësi Perandoria Osmane-Turqia,  Serbia, Mali i zi, Maqedonia, Greqia etj, shkaku i lulëzimit të ideologjisë fetare, lehtësisht  na  copëtuan dhe u  copëtuam!

Në po këto  fshatra dhe në  katunde,  nuk ka  shkolla  fillore, nuk ka  ambulancë e asnjë objekt  tjetër  me destinim për  t’i shërby qytetarëve!  Asnjë Shkollë nuk është  ndërtuar nga  iniciativa  e  qytetarëve, të  gjithë  këta  “qytetarë”  e kërkojnë  që atë  t’ia bëjë  Qeveria  apo edhe  organizatat  e huaja  Europiane dhe Amerikane! Ky është  Mjerimi Shpirtërorë, që  sjellë edhe  Mjerimin  socio-ekonomik! Nëse jepemi pas  Amshimit, atëherë  pse  vajtojmë dhe kukasim për Mjerimin  socio-ekonomik!

Edhe përkundër faktit që  shumicën  e popullsisë e  kemi  të re, madje sipas  vlerësimeve  kemi popullësinë më të re në Europë, derisa  të gjitha  vendet  Europiane kanë  shumë më shumë popullsi të  plakur, ata  mendojnë  për pasardhësit  e tyre( të pakët)! Injoranca që mbretëron  ende  në popullin tonë, sidomos  tek një shtresë e saj është për të  ardhur keq!

Rilindasit  tanë,  thonin që Shqipëtari  mbi  fe  ka atdhe, apo që Shqipëtarët  janë  shumë sipërfaqësorë  sa i përket  fesë etj,  të njejtën  dukuri e  dhanë  edhe   studiues të huaj të cilët   vizituan  Trojet tona,  e  që  bënë  krahasime  me vendet tjera fqinje të ballkanit, pikasin dallimin e  vetëm :Shqipëtarët  gjithmonë  thonë  se janë  Shqipëtarë e jo të krishterë, musliman etj,  derisa   fqinjët  e tyre  gjithmonë  identifikohen me fenë që i përkasin!

Çfarë  Parajse  pret  një At/nënë, Gjysh/gjyshe, Stërgjysh/stërgjyshe, kur fëmijën, nipin, stërnipin  e le pa Shkollë, kurse për vete( Ati/nëna, Gjyshi/gjyshja, Stërgjyshi/stërgjyshja) mendon që të shkojë  në Parajsë përmes xhamisë!

“Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Ca thonë  kam fe ca thonë kam din;

Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

Do  thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,

Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej  e ju rri n’votër,

Me ju turpnue me grue  e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni,

Besën  e t’parëve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

………………………………….

………………………………….

………………………………….

Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë  shtërngoniu,

E mos shikoni kasha e xhamia;

Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

Kur në çdo fshat, katund  madje edhe  qytet të Atdheut tonë, të  vetëdijësohemi, që  Shkollat t’i ngrisim me kontribut  të çdonjërit nga  ne( ku Insititucionet  shtetërore nuk  arrijnë ta bëjnë), apo që  ato t’i pajisen  me  labaratore, biblioteka, salla përcjellëse etj, atëherë Atdheu, Kombi  yn   ka dalur në Dritë përgjithmonë!

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake

Fakte tronditëse . Si u spastrua Follorina nga shqiptarët dhe politikat raciste të shtetit grek


Fakte tronditëse . Si u spastrua Follorina nga shqiptarët dhe politikat raciste të shtetit grek

31 Korrik 2017

 

Follorina është një qytet kufitar në Greqinë e Veriut dhe i përket prefekturës me të njëjtën emër. Ai kufizohet me qytetin e Bilishtit të Republikës së Shqipërisë dhe Prespën në pjesën e Republikës së Maqedonisë. Ky qytet ndodhet në një lartësi 680 metra mbi nivelin e detit dhe në regjistrin e vitit 2011 kishte 22.000 banorë. Në kohën e lashtë ky qytet quhej Lykea dhe i përkiste nënës së Filipit II, fisit të ilirëve Lynkestë të cilët e shtrinin mbretërinë e tyre përreth liqenit të Ohrit dhe kryeqendrën e kishin në qytetin e sotëm të Manastirit që është afër me Follorinën.

Emile Isambert në vitin 1873, shkruan se Follorina kishte 1400 familje, të cilët ishin muhamedanë dhe shqiptarë otomanë, si dhe 100 familje cigane. Në librin “Ethnographie des Vilayets d’Andrinople, de Monastir et de Salonique”, botim i revistës bullgare Extrait du courier d’orint, botuar në Stamboll më 1878, ku jepen të dhëna vetëm për popullsinë e gjinisë mashkullore thuhet se Follorina ka pasur 1.500 shtëpi ku jetonin 2.800 mysliman (shqiptar,turq, polak, ciganë, tartarë) dhe 1.800 bullgarë. Ndërsa Kazaja e Follorinës kishte 8.542 shtëpi ku jetonin 5.706 mysliman (shqiptar, turq, tartar, pomak), 16.667 bullgarë, 1.300vlleh dhe 790 ciganë.

Më 1889, G. T. Verkovik pretendon se Follorina ka pasur 212 shtëpi myslimane dhe 100 të krishtera. Në vitet e luftërave Ballkanike erdhën rreth 300 familje vlleh dhe sllavomaqedonase nga Magarevo, Nizhepole, Trnovo – Manastiri. Në vitin 1912, popullsia e saj ishte 10 mijë banorë, nga këta 5 mijë mysliman turq, 1.600 romë mysliman, 100 shqiptar mysliman,50 shqiptar ortodoks, 2.800 sllavo-maqedonas ortodoks, 150vlleh ortodoks, dhe 300 hebrenj. Deri më 1924 shumica e popullsisë të besimit islam u detyrua të largohet dhe në vend të tyre qeveria greke vendosi 3.600 refugjatë ortodoks vlleh

Në vitin 1893, udhërrëfyesi francez Viktor Berard shkruan se, M. Goptchevitch, në librin e tij: “Macedonien und Alt Serbien”, (Vienne, 1889), se qyteti i Follorinës ka pasur 3.000 osman, 9.500 sllavë, 3.500 shqiptarë dhe 400 ciganë.

Ndërsa në fillim të Luftës së Dytë Ballanike Follorina kishte 8.000 banorë, nga këta 5.000 shqiptar dhe turq mysliman.

Pas vitit 1922, në bazë të Marrëveshjes së Lozanës (30Janar 1923) për shkëmbimin e popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë edhe qyteti i Follorinës si shumë qytete dhe fshatra të Greqisë pësoi ndryshime të mëdha të kombësive dhe besimeve fetare për nga numri i banorëve. Në këtë qytet dhe fshatrat e saj erdhën grek nga Azia e Vogël dhe Kaukazi. Ata u vendosën nëpër shtëpitë e turqve dhe të shqiptarëve.

Në vitit 1924, në bazë të marrëveshjes së shkëmbimit të popullsisë gjeografia e fshatrave për nga etnia e banorëve dhe e qytetit të Follorinës ndryshoi pothuajse tërësisht. Rreth 18 mijë mysliman turq dhe shqiptarë u dëbuan për në Turqi, disa familje shqiptare preferuan të shkonin fshehurazi në Shqipëri.

Një pjesë e shqiptarëve ortodoks paguan të holla zyrtarëve vendor grekë dhe iu mundësua të jetonin në shtëpitë e tyre.

Ndërsa në shtëpitë e turqve dhe shqiptarëve që u larguan u vendosën rreth 11.000 refugjatë ortodoks të ardhur nga Azia si grek, armen, rusë. U dëbuan në atë periudhë dhe mbi 1.600 sllavo-maqedonas për në ish-Jugosllavi.

Në vitet 1920-1926, 35.000 shqiptar, banorë të 24fshatrave të Kosturit dhe 14 fshatrave të Follorinës u dërguan me forcë për në Turqi. Këto fshatra, me largimin e popullsisë shqiptare myslimane për në Anadoll, filluan të asimilohen.

Në regjistrimin e vitit 1928, që bëri qeveria greke në prefekturën e Follorinës u deklaruan 38.917 banorë grek,28.884 sllavo-maqedonas, 1.369 vlleh, 379 hebrenj, 75 turq, 70 shqiptar mysliman, një shqiptar ortodoks, 19 ciganë. Ndërsa në qytetin e Follorinës më 1928 u regjistruan 10.585 banorë nga të cilët 3.612 janë refugjatë të ardhur para vitit 1922.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian Riki Van Boechoten dhe Helleen van der Minne, në raportin e tyre të botuar më 2001, shkruanin se në prefekturën e Follorinës 15.228 banorë flasin gjuhën sllave në familje, 2.114 gjuhën shqipe, 789 gjuhën vllehe, 5.554 gjuhën pondiaka (një dialekt i gjuhës greke të refugjatëve nga Deti i Zi) dhe 12.527 gjuhë tëpërzier-Mixed.

Termi refugjat është përdorur për të përcaktuar grekët e ardhur nga Trakia turke, Azia e Vogël e Kaukazi, të cilët u vendosën në Greqi në bazë të marrëveshjes midis Greqisë dheTurqisë më1922-1923.

Kjo marrëveshje më shumë nga të gjithë i dëmtoi shqiptarët mysliman të cilët i braktisën fshatrat e tyre nga dhuna që ushtroi shteti grek duke i futur në kategorinë e banorëve me kombësi turke.

Ndër vite, gjatë luftës së Dytë Botërore dhe luftës qytetare greke 1946-1949, qeveritë greke bënë spastrim etnik në Follorinë dhe fshatrat e saj duke përzënë në faza të ndryshme banorët që ishin me kombësi bullgare, turke,shqiptare, hebreje dhe sllavo-maqedonasve.

Shkrimtari dhe publicisti grek Dhimitri Lithoksus jep të dhëna për 18 fshatra të Follorinës që banoheshin nga shqiptarët mysliman dhe ortodoks para se të vinin refugjatët në vitin 1924. Fshatrat që Dhimitër Lithoksu sjell në studimet e tij janë:Vartolom (Agjios Vartolomeos), Vineni (Pili), Vapçini(Himadhon), German (Agjios Germanos), Kleshtino Gorno(Ano Klinees), Kleshtino Dolno (Kato Klines), Kotori Gorno(Ano Ydhrusa), Kotori Dolno (Kato Ydhrusa), Elovo (Elatias),Klabuçishta, (Poliplatono), Mahalla (Tropaiohos), Bell-Kamen(Dhrosopigji), Negovani (Flamburon), Negoçan (Niki),Pleshevica (Kollhiki), Popli (Lefkonas), Rambi (Lemos),Hinshko (Hinskon).

Nga kërkimet që kam bërë, në disa biblioteka dhe arkivatë huaja na dalin 22 fshatra të prefekturës së Follorinës që kanë qenë banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman të cilët pas viteve 1912, dal ngadalë i kanë braktisur këto vendbanime ose janë asimiluar nga presionet e shtetit grek dhe në vend të tyre qeveritë greke kanë vendosur refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël dhe vllehët.

Shumë fshatra nga luftërat ballkanike, botërore dhe dhuna që ushtronte shteti grek janë zhdukur nga harta, pra nuk ekzistojnë më. Banorët e tyre për t’i mbijetuar këtyre ngjarjeve kanë emigruar në Evropë, SHBA ose në vendet fqinje me Greqinë si në Shqipëri,  Maqedoni dhe Turqi. Këto fshatra mund t’i gjejmë sot vetëm nëpër kujtesën e historisë, atëherë kur popujt e etnive dhe besimeve fetare të ndryshme jetonin së bashku në paqe.

(Studimi është kryer nga historiani Arben Llalla

Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi, ish presidenti kroat tregon edhe njëherë respektin për shqiptarët

Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi, ish presidenti kroat tregon edhe njëherë respektin për shqiptarët

NGA: B.S 31 KORRIK 2017

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, nuk do të ekstradohet në Serbi nga Kroacia. Kështu ka njoftuar Naim Murseli, njëri nga këshilltarët më të afërt të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shkruar se Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi, dhe krejt kjo falë angazhimit të mikut të madh të shqiptarëve, ish presidentit kroat, Stipe Mesic.

“Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqëve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, ka shkruar Murseli, në përshkrimin e fotos ku shihet së bashku me Behgjet Pacollin, dhe ish presidentin kroat, Stipe Mesic, i cili njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar, shkruan "Bota sot"

Saturday, July 29, 2017

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes reagon

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes reagon.

Reagim ndaj Presidentit të shtetit të ndërtuar nga Shqiptarët Greqis.
Per dy ndërtesa pa leje ju president i një shteti te stisur po reagoni ashpeë ndaj Shqipërise. Ju zoti president harroni që keni me miliona Shqiptar aty dhe nuk po respektoni as një te drejtë të tyre, harroni ju zoti president i një shteti te stisur qe keni akoma borxhe per ti larë Shqipëris dhe ne veçanti Çamërisë. Harroni ju zoti president qe ju nuk keni plotesuar asnjë kusht per te drejtat e minoritareve dhe prap ngrini zerin per dy shtëpi pa leje të prishura ne Himaren Shqiptare. Ju zoti president i shtetit te stisur filloni njëher te respektoni Minoritetin Shqiptar që ndodhet në greqi, se ne ja kemi plotesuar te gjitha kushtet minoritetit grek (paçka se nuk ka minoritet grek ne Shqipëri) ne Shqipëri. Ju zoti president i shtetit te stisur dhe te perkrahur nga Evropa plak filloni dhe pranoni qe Çamëria ju takon Çamëve dhe mos beni gam gam kot.
Ndaj zoti president i nje shteti te ndertuar nga Shqiptaret filloni te na respektoni ne Shqiptarëve qr tju respektojmë. Çdo gjë është reciproke.
Masakrat që ju i keni bër popullsis Shqiptare të Çamëris ne nuk i kemi haruar dhe nuk i harojm.
Do vij një dit që do tja u kthejm me të njëjtën monedh, dhe ajo ditë është shum afër
Levizja "Beslidhja Bijtë e Shqipes"
29 Korrik 2017

Deklarat: Levizja "Beslidhja Bijtë e Shqipes"

Deklarat:
Levizja "Beslidhja Bijtë e Shqipes" i bën thirrje Kryeministrit te Shqipëris Z. Edi Rama, Ministrit te Jashtem Z. Bushati, që të negociojnë me qeverin e Kroacise per të mos lejuar ekstradimin  e Ballist Morinls ne shtetin e sajuar te serbis dhe lirimin e menjëhrshëm të Ballist Morines.
Shqiptarët nuk duan me qe te lozet me dinjitetin e tyre, Shqiptarët nuk durojn më Tradhtinë.
LËVIZJA "BESLIDHJA BIJTË E SHQIPES"
29 KORRIK 2017.

Friday, July 28, 2017

Pirro i Epirit , shqiponja e Ilirisë

Pirro i Epirit , shqiponja e Ilirisë

Kthim tek të parët tanë (shkrimi #5) 

Shkruan : Brilant Gashi

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbreti më i mirë i Epirit dhe i Molosisë . Pirro vinte nga fisi ilir i epirotëve . Ishte njëri ndër aleatët më të mëdhenj të popujve italian që ishin në luftë të vazhdueshme me Romën . Nga ushtarët e tij thirrej "shqiponjë" . Pirro i Epirit ishte frymëzimi për Gjergj Kastriotin !

Në vitin 307 , në moshën 12 vjeçare , Pirro u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret . Por më 302 , kur ndodhej përsëri te taulantët , kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neptolemin e II , birin e Aleksandër Molosit .

Pirro i Epirit është një pasuri e madhe e popullit tonë të lashtë . Një ilir , një trim me shokë shumë , frymëzimi më i madh i Gjergj Kastriotit , një mbret me tipare tipike ilire dhe komandanti më i mirë i ushtrisë ilire të Epirit . Historia e ij , nuk mund të mohihet dhe nuk mund të ndryshohet . Pirro do të jetë shqiponja e Ilirisë së madhe , asnjë armik nuk ka të drejtë t'a shtrembëroj origjinën e tij .

Në vitin 296 , me ndihmën e mbretit Ptoleme të Egjiptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir . Për një kohë e ndau pushtetin e tij me Ptolemeun , dhe më vonë e vrau atë dhe mori sundimin e gjithë Epirit .

Pirro erdhi në fuqi dhe sundoi në një kohë kur fqinjët e Epirit , Maqedonia dhe Greqia , ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftërat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë , Diadokët . Në këto luftëra u përzie dhe Pirroja dhe u bë një nga pretendët kryesor për fronin maqedon .

Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit : Paravinë , Tymfenë , Amfilokinë , Akarnaninë dhe qytetin Ambraki , të cilin e bëri e bëri kryeqytet të Epirit .
Në vitet më vonë Pirroja u lidh me sunduesin e Trakisë dhe Jonisë , Lisimakun , dhe e dëbuan Dimitrin nga Maqedonia dhe ushtrinë e ij e ndanë mes tyre . Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Vardar , në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez .

Me kërkesën e qytetit Tarent , në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoj me ushtri të madhe në Italinë e Jugut . Në luftën që zhvilloi i theku keq romakët por edhe Epirotët pësuan humbje të mëdha . Pas fitoreve në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s. u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë .

Me ushtrinë e tij hyri në Greqi , ku u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Argo . Kuriozitet është vdekja e tij . Ai u vra nga ushtarët grekë duke përfituar sepse një grua lëshoi një vazo lulesh nga një dritare mbi kokën e tij e tmerruar nga vrasja e të birit . Por ka edhe një variant të dytë , që tulla ra padashje ndërkohë që gruaja u mbështet në ballkon .

Sipas rrenave greke , ata thonë kështu : Pyrrhus was a Greek general and statesman of the Hellenistic period . He was king of the Greek tribe of Molossians , and later he became king of Epirus . He was one of the strongest opponents of early Rome . (Pirro ishte një gjeneral grek dhe burrështeti i periudhës helene . Ai ishte mbreti i fisit grek të Molosëve dhe më vonë u bë Mbreti i Epirit . Ai ishte njëri ndër kundërshtarët më të fuqishëm të Romës së hershme . 

“Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë , megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje . Sa për Shqiptarët e mi , ti nuk i njeh ata ; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve , që u dhanë për armik Romakëve , Pirron , dhe të Maqedonasve , që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin . Dhe për çfarë po më flet , ti , për Tarentinët e tu , racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar . Në rast se gjej varrin tim këtu , Perëndia , e cila është në dijeni për mendimet e mia , do të më gjykojë” . - këto janë fjalët e Skënderbeut (ku përmend Pirron dhe Aleksandrin) pasi princi i Tarentit quajti popullin shqiptar dele .

Ky është Mbreti Pirro , ky është njëri ndër ilirët më të fuqishëm të Epirit , mbreti më i mirë i fisit "grek" (sipas grekëve b.g) të Molosëve . "Fitorja e Pirros" është bërë një fjalë simbolike atje në perëndimin e largët . "Fitorja e Pirros" do të thotë luftë me plotë sakrifica dhe në perëndim ata thonë kështu , "Fitoj si Pirroja" .

Grekët vetëm ëndërrojnë , por Pirroja do të mbetet gjithmonë Shqiponja e Pellazgo-Iliro-Shqiptarëve . Nëse shqiptarët fitojnë një betejë ndaj jetës , ata duhet të thonë - fituam si mbreti ynë , fituam si Pirroja i Epirit . Rroftë Pirroja i Epirit !

Reagon Lëvizja "Besëlidhja Bijtë e Shqipes

Lëvizja "Besëlidhja Bijtë e Shqipes" reagon ashpër ndaj arrestimit të Heroit që ngriti Flamurin Shqiptar në mes të Beogradit,  Ballist Morinën. Ne protestojmë dhe i kërkojmë Qeverisë Shqipëtare që të bëj të mundur lirimin e Morinës. Të nisi bisedimet me Qeverinë Kroate për të mos lejuar ekstradimin e tij drejtë Serbisë. Ne si lëvizje i bëjmë thirrje të gjithë Shqipëtarëve që të bashkohemi në një tubim të fortë përpara  Ambasadës Kroate në Tiranë.

Thursday, July 27, 2017

Kur Naim Frashëri i thoshte JO ferexhesë

Kur Naim Frashëri i thoshte JO ferexhesë

Nga

 Salih Mehmeti

Poeti kombëtar, Naim Frashëri ishte një luftëtar avangard i emancipimit të femrës.

Si pak të tjerë në kohë të tij, në shkrimet e hershme të poetit frashëriot spikat humanizmi i qashtër në një kohë kur Perandoria Osmane ishte kryqëzuar në trarët e zakoneve prapanike, viktimë e të cilave ishin më së shumti femrat, shkruan Konica.al.

Apostulli i shqiptarizmës, siç është quajtur nga Tajar Zavalani, Naimi në shkrimet e tij konsideronte se mbulesa e grave ishte ndalim i madh i përparimit të një kombi.

Naimi ynë e quante të padurueshme faktin që gruaja të jetojë e mbyllur në ‘kuvli’.

Portali Konica.al sjell një shkëputje kuptimplotë të poetit frashëriot në lidhje me bartjen e ferexheve dhe pengesën që shkaktonin ato në emancipimin e përgjithshëm shoqëror:

«Të mëshehurit dhe të mbuluarit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit por është çpikur më von. Ndalim i math në përparimin e një kombi! Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar e i mbarë një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijës, dhe këto qysh mund të bëhen kur burri rrin veç gruas? Ç’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një të tillë familje…Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë nga burri se fëmija së pari nga mëma e marrin arsimin dhe mësimet…Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe krejt i njerëzisë».

Të ketë qenë edhe Naimi islamofob?

(Shkëputur nga Tajar Zavalani, Ferexheja dhe qytetërimi, Bota e re“, nr. 14, Tiranë 1936

Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Parisit

Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Parisit

Nga

 Arlinda Canaj

 -

27 Korrik, 2017

   

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.

Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.

Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore.

Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.

Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare.

Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?

Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :

“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.

Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar.

E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.

Botën mbarë në zi do ta mbështillte. – Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut.

Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.

E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija.

Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.

Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.

Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë.

Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane.

Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.

Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.

E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!

Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.

Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :

a) barbarë,

b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se

c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun…

Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne.

Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, – e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; – po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?

Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun?

Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar. Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë.

Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë : Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”… Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen – fyerjen e parë.)

Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut – vendetta – nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, – sikurse njimend asht e vërtetetë! – se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, – thonë ata, – prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.

Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, – sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, – e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb.

Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.

E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?

Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa.

Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni.

Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë. Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete.

E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.

U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj… E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.

E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.

Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.

Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.”

Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë

a) për nji pamvarësi politike;

b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës.

Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut.

– Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.

Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare?

Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.

Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.

Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: “Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “

Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare.

Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.

Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri – e në ç’mënyrë mandej! – me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.

Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.

Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci – asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”

Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.

Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri ?

Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit ? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë… Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull !”

Gjergj Kastrioti – Princit të Tarentes: “Ja kush janë Shqiptarët e mi!”

Gjergj Kastrioti – Princit të Tarentes: “Ja kush janë Shqiptarët e mi!”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2016
 

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij « Raccolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises » të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (« Les Albanais en Calabre »), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë.

 

Zoti Didier – i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes (Tarantos) dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë.

 

Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luftuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa trupa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s.

 

Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rrezikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes.

 

Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes (Tarantos) i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

 

Letërkëmbimi në vijim :

 

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio) :

 

« Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia ? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët ; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të besdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd. »

 

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti :

 

« Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata ; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë. »

 

Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troïa-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë.

 

 

Serbia ishte shpëtimtare e Perandorisë Osmane

Serbia ishte shpëtimtare e Perandorisë Osmane!

Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë t’u themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i serbëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë.

Ka ngjarje në histori të kaluara në gjysmë heshtje e në të kundërt mjaft prej të tjerave thirren në evidencë për qëllime të ditës e të realizimit të planeve gjeostrategjike në Ballkan.

Në këtë mosnjohje historike po ndodhin dhe precedentë nga më të çuditshmet dhe më të dëmshmet. Shumë ndër shqiptarë të nxitur nga inkursionet e të huajve po bëhen zëdhënës e trumbetues të krijimit të hegjemonive të reja, duke ëndërruar krijimin e një bashkësie shtetesh në Ballkan ngjashëm me perandorinë osmane, e stimuluar kjo nga politika Erdoganit dhe përhapja e ideve e parullave mjaft agresive, ndër të cilat “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Këto qarqe që kërkojnë revanshe historike nuk dalin të shpjegojnë se ku qëndron kjo sentencë, mbi çfarë baze historike dhe ku duan të arrijnë me të.

Gjithsesi, ky synim është mjaft i dëmshëm për çështjen shqiptare, ende e pazgjidhur përfundimisht në trojet e veta të ndara si plaçkë tregu dhe trofe luftërash prej shtetesh ballkanike, që mesa duket ende nuk paskan të ngopur me trojet e të parëve tanë ilire. Natyrisht krijimi i kësaj psikoze, se Turqia e Erdoganit ka ambicie për krijimin e një formacioni të madh në aleanca mbështetur në popullsinë myslimane të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, i shkon sipas orekseve qarqeve të Beogradit, por edhe Athinës për gjoja rrezikun që përmbajnë shqiptarët në prirjen e tyre për të krijuar një kalifat ballkanik mysliman.

Ata e shfrytëzojnë këtë ide të stisur me qëllim të fusin panikun në shtetet e tjera ballkanike, por edhe Evropës dhe Amerikës, madje edhe duke u shtirë si të frikësuar, duke u paraqitur pas masakrave e gjenocidit që ka bërë mbi shqiptarët, mundësisht edhe si një viktime. Kjo është një politikë tinëzare që ne si shqiptarë duhet të dimë si ta kundërshtojmë dhe ta demaskojmë, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë dëshirë t’i bashkohen asnjë lloj grupimi a bashkimi veç asaj të BE-së dhe aleancës historike me Amerikën, si shpëtimtarët e popullit shqiptar të Kosovës.

Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i serbëve.

Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë. Historinë tonë, por edhe historinë e të tjerëve. Po t’i ndjekim me kujdes faktet historike, na del se Serbia jo vetëm nuk ka qenë ndonjë armik i përbetuar i Turqisë, por një aleat që të paktën në një çast historik ka qenë edhe shpëtimtare e Perandorisë Turke. Nuk duam të bëjmë historizëm po le t’i hedhin një vështrim marrëdhënieve serbo-turke.

E vërteta është se ka pasur një betejë në histori e kthyer në mit të sforcuar si betejë vetëm serbe; është fjala për betejën e aleatëve ballkanikë dhe forcave të perandorisë turke në Fushë Kosovë në vitin 1389, e cila doli humbëse për aleancën ballkanike në mes të cilëve qenë dhe shqiptarët, por veçmas fatale për serbët, të cilët humbën Car Lazarin në fushë të betejës. Por edhe turqit megjithëse e konsiderojnë betejën të fituar, lanë në fushëbeteje sulltan Muratin e I. Këtu shquhet emri i luftëtarit shqiptar të kthyer në legjendë Millosh Kopili, që nëpër analet osmane quhet edhe Bilesh Kyble. Në këtë betejë pashallarët turq kishin në komandë edhe dy djemtë e Sulltan Muratit, Jakub Çelebiu dhe Bajaziti.

Të ndodhur përpara alternativës se cilin duhej të zgjidhnin sultan, pashallarët turq e vranë vetë Jakub Çelebiun dhe shpallën sulltan Bajazitin e parë. Nga kjo betejë Serbia pranoi vasalitetin dhe vajza e Car Lazarit të vrarë ju dha Bajazitit, i cili e mbajti në harem si një nga tre gratë e veta. Vetë Bajaziti e kishte nënën greke. Pikërisht tek kjo grua serbe, vajza e vogël e Car Lazarit të Serbisë, Mileva Olivera Llazareviq, turqit e quanin Despina Hatun, do të nisë një miqësi mes serbëve dhe turqve. Pavarësisht martesës së saj, ajo kurrë nuk u konvertua në Islam.

Ajo kishte një ndikim të madh te sulltani, i cili ndihmoi njerëzit e saj, vendin dhe familjen për të mbijetuar. Në këtë kohë në krye të Serbisë, ishte vëllai i saj Stefan Lazari si aleat i turqve. Në 20 korrik të vitit 1402, mes forcave kalorësiake të fiseve tartare të Timurit dhe atyre të Sulltan Bajazitit, u zhvillua një betejë vendimtare, e quajtur sipas vendit ku u zhvillua, beteja e Edrenesë.

Në krah të Sulltan Bajazitit ishin si aleatë forcat serbe të Stefan Lazarit, por edhe princët shqiptarë që kishin pranuar vasalitetin, si Gjon Kastrioti, Koja Zaharia (babai i Lek Zaharisë), Dhimitër Jonima dhe mendohet edhe Tanush Dukagjini. Ishte një nga betejat më të përgjakshme. Historianët shënojnë se brenda një ore u vranë prej furisë së kalorësve të Timurit afro 50 mijë ushtarë turq. Ndodhur në këto kushte forcat aleate ballkanike arritën të dalin nga rrethimi që u kishte bërë Timurlengu, i konsideruar një ushtarak shumë i zoti. Madje historianët shënojnë se cprinci serb Stefan Lazari, vëllai i gruas së sulltan Bajazitit, i kërkoi këtij që të tërhiqeshin për të shpëtuar nga ndonjë grackë e mundshme e Timurlengut.

Por nga sedra e madhe, sulltan Bajazitit, i njohur për shumë fitore në kohën e sundimit të tij, nuk e la fushën e luftës dhe vazhdoi qëndresën pa u tërhequr. Kjo do t’i sillte shkatërrimin. I mbetur me jo më shumë se disa qindra kalorës, i rrethuar nga forcat armike, ai zihet i gjalle megjithë shpurën e tij, me gruan serbe dhe me një nga djemtë. Kesisoj erdhi shkatërrimi i perandorisë turke, e cila për 11 vjet do të vazhdonte të ishte në kaos. Sulltan Bajaziti u mbajt rob, por mbas disa muajsh, në vitin 1403, ai vdiq nga hidhërimi. Pas kërkesave të shumta nga Serbia,

Timurlengu pranoi të lërë të lirë gruan serbe të Bajazitit dhe një nga djemtë e tij mbetur rob. Në këtë periudhë ndjehet roli i sulltaneshës Despina Hatun në riformimin e perandorisë turke, e cila ndodhej në luftë civile e rivalitete pushteti mes katër djemve të sulltan Bajazitit që zgjati deri në vitin 1413. Për këtë princeshë serbe dhe grua sulltani është botuar një libër në vitin 2009 në Beograd me titull “Princesha Olivera, heroina serbe e harruar”. Serbët e përkrahën njërin nga djemtë, Mehmetin, i cili i mundi të vëllezërit një e nga një, i vrau dhe u shpall sulltan Mehmeti i parë. Me vdekjen e Timurit në moshën 69 vjeç, ndërsa ishte duke përgatitur 300 mijë trupa për të sulmuar Kinën, perandoria turke nën sulltan Mehmetin e parë e rimori veten falë edhe kontributit që serbët dhanë për ripërtëritjen e saj.

Jo më kot Serbia e ka lejuar gjithëherë turben që u ngrit nga turqit në vendin ku u vra sulltan Murati i I nga shqiptari Milosh Kopili. Ishte tyrbja e babait të Sulltan Bajaziti i I, dhëndrrit të Serbisë ku çuditërisht falen edhe sot e kësaj dite shqiptarët myslimanë të Kosovës pa e ditur krejt çfarë bëjnë në këtë ironi të historisë, se ky sulltan është i afërt i serbëve e jo i shqiptarëve. Dhe që ta dimë mirë historinë, sulltan Bajaziti i lejoj serbët të pushtonin Shkupin sepse i konsideronte aleatët më të besuar në Ballkan, çfarë historia a vërtetoi me ndihmën që këta dhanë me ringritjen e perandorisë osmane me sjelljen në pushtet të Mehmetit e I.

Miti i betejës së Kosovës në vitin 1389 i ka shërbyer Serbisë jo si armiqësi ndaj turqëve, por vetëm e vetëm për të mbajtur të pushtuar tokat shqiptare. Ja pra që historia ka edhe dritëhijet e veta. Lidhjet serbo-turke disa ndër shqiptarët e Kosovës nuk arrijnë t’i dallojnë, por ato aty janë, në histori. Ndaj të mos na vijë çudi që Perandoria Osmane ua lejoi serbëve pavarësinë, ashtu si më parë grekëve, por kurrën e kurrës nuk mendonte ta bënte këtë gjë me shqiptarët, me mendimin se tashmë shqiptarët ishin shkombëtarizuar, ishin tjetërsuar, ishin kthyer në turq dhe nuk kishin asnjë lloj identiteti. Të mos e harrojmë devizën e sulltanëve turq që “vendi të shkatërrohet e asnjë shqiptar gjallë të mos mbetet”, e cila shprehte mllefin e egër thuaj shtazarak të pushtuesve ndaj një çerek shekulli rezistencë të shqiptarëve dhe disfatave të hordhive të lindjes.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në trojet shqiptare me ushtri të panumërta të shfaqeshin vetë sulltanët e jo një here, por disa herë dhe të kthyer me turp andej prej nga kishin ardhur. Analet historike, shënimet e udhëtarëve, kronikanët e sulltanëve e përshkruajnë me tone urrejtjeje deri dhe patologjike Gjergj Kastriotin, atë që mbante emrin e Aleksandrit të madh, Iskander- Skënderbeu. Ato përshkruajnë masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve prej hordhive sulltanore por nuk gjendën te njëjtat trajtime asnjë herë në kronikat e tyre në trojet e ndaj popullsisë serbe.

Mizoria ndaj shqiptarëve e pohuar prej tyre në arkivat osmane janë një mizori e vërtetë me një dëshirë të egër për zhdukjen e kësaj popullsie nga faqja e dheut. E nëse shqiptarët arritën të shpëtojnë si komb ishte, siç e përshkruajnë kronikanët turq, se shqiptarët që shpëtuan prej kokëprerjeve shkuan në malet e lartë e në pyje të dëndura ku nuk mund të depërtonte këmbë ushtari. Në këto anale historike populli që urrenin më shumë, që e përshkruanin si më të egrin me të cilët kishin luftuar ndonjëherë e që meritonte të shfaroseshin qenë shqiptarët.

E kjo histori është e shkruar me dorën e tyre e nuk mund të vihen në dyshim as faktet që sjellin e as urrejtjen që shprehin. Ka që hedhin dyshime se shkrimet e Marin Barletit tonë të madh janë subjektive, se masakrat nuk kanë qënë dhe aq sa përshkruan tek “Skënderbeu” dhe “Rrethimi i Shkodrës”. Lexoni kronikanët e vjetër turq Ahmedi (1334-1413), Shukrullah(1386-1459), Oruçi, Mehmet Neshri, Tursuni, Këvami, Idriz Bitlisi(? - 1520), Kemal Pashazade (1468-1534), Hoxha Sadeddin(1536-1599), Ali ( 1541-1600) e plot të tjerë për të mësuar skena vrasjesh e tmerresh të pafundme, biblike ndër shqiptarët.

Vetëm këto kronika po të paraqiteshin para opinionit publik ndërkombëtar do të mjaftonte për ti konsideruar pesë shekuj pushtim si pesë shekuj gjenocid të turqëve mbi shqiptarët. Edhe në qindvjeçarin e shtetit shqiptar janë parë aleanca turko-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve. Le të kujtojmë konventën jugosllavo-turke të vitit 1938, e cila ishte në kuadër të programit shovinist për spastrimin e Kosovës prej shqiptarëve.

Dhe e vërteta është se turqit i ndihmuan serbët të zbojnë nga Kosova me qindra e mijëra shqiptarë duke e zvogëluar numrin e popullsisë. Por edhe më pas Luftës së Dytë Botërore ka marrëveshje si ajo e quajtur Pakti Ballkanik mes tre shteteve: Turqi-Jugosllavi-Greqi, në sajë të të cilit u bë shpërngulja e mbi 400 mijë shqiptarëve nga Kosova duke u dhënë kalimin në Turqi. Historia e ka treguar se miqësia nuk është ajo që shprehet me fjalë të bukura nëpër vizita e mitingje, por ajo që realizohet në praktikë dhe ajo në të vërtetë është se anipse në Turqi jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë, as nuk diskutohet që ky komunitet i madh shqiptarësh të ketë ato të drejta që gëzojnë të gjitha komunitetet në vende të qytetëruara.

Kështu që, megjithëse në aparencë Greqia e Turqia shtiren se kanë kontradikta, kur bie fjala për qëndrimin ndaj shqiptarëve që gjenden në këto shtete, të dy këto mbajnë një qëndrim arrogant, mospërfillës dhe as që flitet për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Çdo iluzion i krijuar nga propagandat që inspirojnë ekspansione e kërkojnë të ngjallin fantazmat historike si perandoria osmane apo megaloidheja, e më tej përrallisje si Kosova- djepi i Serbisë, duhet të na bëjnë të jemi syçelë e të mos e humbim mendjen pas miqësive të rreme të atyre që natën të vrasin e ditën të qajnë.