Tuesday, August 29, 2017

Te flasesh me dokumenta.

Te flasesh me dokumenta.
"Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.

Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti

Delvinë më 27 shkurt 1947"

anastas larhohu nga Shqipëria

#Shperndaje per tradhetaret dhe sahanlepiresit e Janullatos si admini i faqes @albanian orthodox !

“Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”.

Masakra e Hormovës Më 29 Prill 1914, forcat e errëta greke therën, vranë dhe masakruan 217 burra në Hormovë.

Deshmi Lidhur me tmerret e kësaj ngjarje, Mufit Kaziu, shkruan ;

''Rrethinat, bregoret dhe bedenat u mbushën me gjak dhe kufoma njerëzish pa jetë. Mizoritë çnjerëzore të ushtrisë greke në Hormovë, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtare dhe tronditën gjithë botën duke akuzuar rëndë qeverinë greke dhe qarqet shoviniste kriminale në shërbim të saj.Lidhur me tmerret e kësaj ngjarje, Mufit Kaziu, shkruan ; Tri ditë pas ngjarjes, vizituam kishën e Ajodhimës në Kodër, aty gjetëm njerëz të mbërthyer me gozhdë nëpër mure, disa të varur në litarë, tetëdhjetë e dy veta i kishin therur si bagëti, u kishin prerë veshët, hundët, nxjerrë sytë, ngulur bajonetat në zemër etj . Gjeneral Çika, me orgjinë nga Borshi dhe me banim në Amerikë, në kujtimet e tij shkruan, “Aktet më barbare dhe çnjerëzore në historinë e racës njerëzore që ndodhën në kohët moderne ishin ato që kreu ushtria greke në fshatin Hormovë të Tepelenës.

Më 14 qershor të vitit 1914, ne Tepelenë erdhi ambasadori amerikan dhe takoi popullin e Hormovës të grumbulluar ne kalanë e Tepelenës. Përpara tyre mbajti një fjalim të rëndësishëm, mbushur me tone ngushëllimi dhe keqardhje. Pastaj takoi dhe pa një për një dhe fytyrë për fytyrë të gjithë njerëzit e pranishëm, numëroi 163 gra, përveç vashave dhe fëmijëve, mori me të shkruar nëmurin e vetëve që ishin vrarë në masakër. Gazetat e kohës shkruanin; “Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”.Një i krishterë që ishte kthyer nga Amerika dhe në ato ditë ndodhej në Shqipëri, gjatë bisedimit me shqiptarët në Amerikë, theksonte se “ Duhet ta dinë shqiptarët e Amerikës se ata që hyjnë këtej janë ushtarë grekë dhe jo “Epirotë”, siç duan të thonë gazetat greke” Kurse një tjetër gazetë njoftonte; “kisha ishte mbushur me kufoma, kudo gjendeshin opinga, feste të bardha të skuqura nga gjaku, tesha të ndryshme etj. Një njeriu, pasi i kishin prerë veshët, hundën dhe i kishin nxjerrë sytë, i kishin marrë shpirtin duke i ngulur bajonetën në zëmër”.

Masakra e Hormovës Më 29 Prill 1914, forcat e errëta greke therën, vranë dhe masakruan 217 burra në Hormovë.  Arsyeja e vetme, zhdukja dhe largimi me çdo kusht i popullsisë shqiptare nga trojet dhe vatanet e tyre. Për këtë qëllim, forcat e errëta greke, kishin kohë që ishin përgatitur dhe kishin krijuar disa njësi, të quajtura “Legjione të Shenjta.“ Ato përbëheshin edhe nga vullnetarë shqiptarë te manipuluar që ishin mobilizuar me forcë nga oficeret dhe nën oficerët grekë me mision të marshonin drejt Shqipërisë së Jugut, për të bërë masakra dhe krime çnjerëzore. Shumica e tyre ishin dyqanxhinj dhe zanatçinj të thjeshtë, hallexhinj dhe paqësorë, që shkuleshin me dhunë nga punët e tyre të përditësime dhe stërviteshin ushtarakisht për të masakruar shqiptarët. Në krye të planeve shoviniste greke, qëndronte Jorgo Zografos, një njeri i degjeneruar, kriminel, spiun dhe agjent i grekëve. Ky mobilizoi dhe vuri në dispozicion të tij, ushtarë, oficerë, municione, armë, thika, bajoneta dhe para të shumta. Nën thirrjet histerike “Ja vdekje, ja Greqi!”, të mbështetur me para, banda kriminale, gangsterë dhe burgaxhinj të sprovuar, nga e gjithë Greqia, u sulën me tërbim mbi fshatrat dhe popullsinë e Shqipërisë Jugut për të vrarë, therur, djegur dhe plaçkitur. Në përpjekjen e parë u ndeshën me forcat dhe çetën luftarake të Selam Musait. Sulmet ishin të ashpra. Ato vazhduan disa orë të zjarrta dhe pa ndërprerje. Selam Musai me 200 trimat që kish pas vetes, u qëndroi ballazi forcave të shumta greke dhe luftoi me trimëri deri në fund. Në ndihmë të tij shkoi çeta e luftëtarëve të Hormovës. Ajo i goditi fortë nga krahët dhe në shpinë. Në luftimet që u zhvilluan, pati shumë të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët. Nga shqiptarët u vranë 12 luftëtarë dhe u plagosen disa të tjerë, midis tyre u plagos rëndë në gjoks edhe vetë komandanti i çetës, Selam Musai. Nga pala greke mbetën të vrarë mbi 200 vetë. Luftimet dhe fitoret e shënuara në Tepelenë, në fshatrat Lekel, Hormove dhe Labovë u bënë një frymëzim dhe mbështetje direkt për rritjen e shpirtit dhe heroizmit luftarak të luftëtareve që vazhdonin qëndresën në malin e Cepos. Për të përligjur dhe justifikuar veprimet e tyre armiqësore dhe terroriste, nisën të trumbetonin me të madhe se gjoja hormovitët besonin më shumë te Islami se sa te Kryqi, çirreshin me të madhe për martirizimin e Çaush Priftit dhe hakmarrjet që duheshin bërë në mbrojtje të shpirtit të tij, për pjesëmarrjen e forcave të Hormovës në luftimet që u zhvilluan në Lekël, Kodër, Hormovë dhe në Labovë, bëheshin thirrje të hapura për largimin e hormovitëve nga trojet e tyre, etj. Andartët grekë, të përbërë nga 1500-2000 vetë, më 1 prill të vitit 1914, në orën 9 mbas dite (darkë) befas dhe në fshehtësi të plotë rrethuan Hormovën. Bllokuan rrugët, shtigjet e hyrjes dhe të daljes si dhe vendosën patrulla në çdo lagje e mëhallë. Situata u vendos nën darën dhe kontrollin e rreptë të forcave armike të cilat komandoheshin nga kapiteni Vasil Kollovoi nga Eotira e Greqisë.

Të gjithë ishin ushtarë dhe oficerë të veshur me uniformë të rregullt të ushtrisë greke  Ishin hartuar listat shtëpi për shtëpi, emër për emër, do të kapeshin, vriteshin e do të thereshin në befasi dhe tradhti të gjithë burrat e fshatit. Urdhri ishte i prerë. Të kapeshin dhe të silleshin te sheshi i rrapit, të lidhur dhe të pa armatosur, të gjithë burrat e parisë së fshatit si dhe të mblidheshin të gjithë dyfekët dhe të gjitha armët, deri edhe te thikat dhe bixhaqet. Sipas urdhrit të komandantit, të parët e fshatit u kapën, u sollën duar lidhur te rrapi dhe u burgosën në xhami. Midis tyre ishin Malo Mullaj, Selman Qerimaj, e disa të tjerë. Torturat ishin nga më çnjerëzoret duke i shpuar me thikë, me sfungji, thyerje gjymtyrësh etj. I shtrinë për tokë në kurriz dhe barkas dhe i rrahën pa mëshirë me kamxhik. Rrëketë e gjakut mbuluan dhënë. Nga kjo barbari e egër, Adem Bërda, Ahmet Beqiri, tre burra të tjerë dhe një fëmijë 15 vjeç, mbetën të vrarë në vend. Të tjerët, tre ditë dhe tre net mbetën pa bukë dhe pa ujë. Plagët e rënda të krijuara nga torturat, hormovitët i mjekuan me qepë dhe kripë. Në këtë kohë në Hormovë mbërritën atdhetarët dhe patriotët e shquar Petro Harito dhe Spiro Karajani, krerë të shoqërisë së fshehtë patriotike ”Kandili”. Pasi mësuan mbi ngjarjen dhe barbaritë greke ndaj këtyre njerëzve të pa fajshëm, shkuan në Hormovë dhe ndërhynë energjikisht për lirimin e tyre si dhe kërkuan largimin e menjëhershëm nga fshati të forcave greke dhe komandantit të tyre Vasil Kollovoi.

Pas shtatë ditësh, në orën një të natës, në Hormovë erdhi sërish një fuqi e madhe ushtarake. Të gjithë me shalle dhe xhufka, në krye kapiten Capi. Te ky njeri, zoti çdo gjë e kishte krijuar të frikshme. Ai kishte dy sy të veshur me djallëzi, që në thellësi të tyre fshihej një plan kriminal dhe ogurzi. Ai shoqërohej nga pesë perona të tjerë që nuk ishte vështirë të kuptoheshin se ishin specialistë të stërvitur për krime dhe masakra të rënda. Nisën grumbullimin e burrave një nga një dhe grupe-grupe Mes ulërimave dhe thirrjeve histerike të oficerëve greke u vranë dhe u therën me thikë në shtëpinë e zotit 217 burra. Gjaku i tyre u derdh lumë dhe skuqi shenjtorët dhe vendin e shenjtë, aty ku thonë se zoti është në këmbë dhe njerëzit luten “O zot, na shpëto”Forcat në përballje ishin, 5000 grekë të armatosur gjer në dhëmbë me 200 e ca burra hormovitë në mëshirë të zotit; të mbyllur në kishë, pa dyfekë, pa fishekë, pa topa, pa mitraloza, të katandisur kockë e lëkurë, pa ngrënë e pa pirë. Natën e parë shkuan në thikë 100 burra… Pas këtij akti barbar, Begë Tenaj, u bëri thirrje shokëve; “O djema t’u biem kriminelëve dhe të kapet i gjallë kapiten Capi!” I mbytur i tëri në gjak, u përlesh dhëmbë për dhëmbë me ushtarët dhe oficerët grekë por tani ishte vonë. Ushtria kishte fituar kohë dhe e rrethoi vendin me gardh pushkësh dhe kushdo që delte nga hormovitët në derë, i bëhej trupi shoshë nga plumbat. Begë Tenën e kapën dhe e lidhën. Para syve të tij i therën djalin! Begën e varën në litar, i prenë këmbët dhe pastaj e vranë, e shpuan me thikë në zemër !. Pas kësaj që ndodhi, kapiten Capi, urdhëroi masa sigurie të rrepta, të hapej çatia e kishës dhe të vriteshin nga lartë dhe dritaret dyzetë burrat e fundit që kishin mbetur brenda në kishë. Rrethinat, bregoret dhe bedenat u mbushën me gjak dhe kufoma njerëzish pa jetë. Mizoritë çnjerëzore të ushtrisë greke në Hormovë, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtare dhe tronditën gjithë botën duke akuzuar rëndë qeverinë greke dhe qarqet shoviniste kriminale në shërbim të saj.Lidhur me tmerret e kësaj ngjarje, Mufit Kaziu, shkruan ; Tri ditë pas ngjarjes, vizituam kishën e Ajodhimës në Kodër, aty gjetëm njerëz të mbërthyer me gozhdë nëpër mure, disa të varur në litarë, tetëdhjetë e dy veta i kishin therur si bagëti, u kishin prerë veshët, hundët, nxjerrë sytë, ngulur bajonetat në zemër etj . Gjeneral Çika, me orgjinë nga Borshi dhe me banim në Amerikë, në kujtimet e tij shkruan, “Aktet më barbare dhe çnjerëzore në historinë e racës njerëzore që ndodhën në kohët moderne ishin ato që kreu ushtria greke në fshatin Hormovë të Tepelenës.

Në 14 Maj, gjeneral Leitnad Dever, në krye të Komisionit Hetimor Ndërkombëtar i shoqëruar nga kapiten Groot, mjeku major De Long, dhe Toger Meleq Frashëri, vizituan vendin e ngjarjes në fshatin Kodër dhe konstatuan bedena të mbushura me trupa njerëzish të therur dhe masakruar shtazërisht. Më 14 qershor të vitit 1914, ne Tepelenë erdhi ambasadori amerikan dhe takoi popullin e Hormovës të grumbulluar ne kalanë e Tepelenës. Përpara tyre mbajti një fjalim të rëndësishëm, mbushur me tone ngushëllimi dhe keqardhje. Pastaj takoi dhe pa një për një dhe fytyrë për fytyrë të gjithë njerëzit e pranishëm, numëroi 163 gra, përveç vashave dhe fëmijëve, mori me të shkruar nëmurin e vetëve që ishin vrarë në masakër. Gazetat e kohës shkruanin; “Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”.Një i krishterë që ishte kthyer nga Amerika dhe në ato ditë ndodhej në Shqipëri, gjatë bisedimit me shqiptarët në Amerikë, theksonte se “ Duhet ta dinë shqiptarët e Amerikës se ata që hyjnë këtej janë ushtarë grekë dhe jo “Epirotë”, siç duan të thonë gazetat greke” Kurse një tjetër gazetë njoftonte; “kisha ishte mbushur me kufoma, kudo gjendeshin opinga, feste të bardha të skuqura nga gjaku, tesha të ndryshme etj. Një njeriu, pasi i kishin prerë veshët, hundën dhe i kishin nxjerrë sytë, i kishin marrë shpirtin duke i ngulur bajonetën në zëmër”.

Read More at: Masakra e Hormovës dhe ushtarët e gjeneral Janullatos! |
Copyright ©

Monday, August 28, 2017

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881,

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.

Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimjes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet Tahir Sinani.

Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetsuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë, dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.

Sunday, August 27, 2017

Grekët pas kësaj,filluan të mbledhin të gjallët e mbetur

Grekët pas kësaj,filluan të mbledhin të gjallët e mbetur. U dha urdhëri: kush e di se kush ja ka marrë floririn të tregojë. Erdhën qeveritarët gjoja për të zbuluar e ndaluar kasaphanën e vjedhjet. Por xhaxhesha ju tha prerë: nuk kemi florinj, e as nuk kemi patur. Kështu na lanë tek shtëpia e Sali Hafuzit të mbyllura brënda si burg. Shikonim nga penxherja që vinin grekët për të marrë përseri vajzat e reja, por nuk i linin ushtarët që kishin ardhur roje nga qeveria greke. U bë me roje pastaj. Po me babanë cfarë u bë? Babai kur iku nga shtëpia na la amanet.:
Kam 3 shënja.( një sahat floriri me qostek,, një kamxhik si gjarpër, me rruaza, një vezë të gdhendur me ar,për të mbajtur stërlina flori për vete, të gjitha porositur nga Egjypti. ) të cilat i mbante për qejf.Kur ju të shikoni ndonjë nga këto shënja në dorë të ndonjë greku dijeni se mua më kanë vrarë.Ne prisnim në dritare,,kur vjen një oficer grek dhe futet në oborr,duke tundur kamxhikun, dhe varur mbante orën ndërsa me dorën tjetër hidhte vezën përpara syve tonë. Ne vumë ulërimat Mu vra kunati-- thirri e para xhaxhesha. ,më mirë të më kishin vrarë djalin. ...Aq, i mirë dhe fisnik ka qënë babai im. U vra nga Gaqi Paski. e njohim këtë familje, që quhen paskenjtë, Po kush mbeti nga trungu i Dinejve? Jemi ne vitin 44. Përsëri Viti më i zi, i jetës time --- tregon Jeko. Atë vit, u vranë dy vajzat e Syhbi Dinos, Adileja dhe mëma ime.ndërsa tre vajzat e tjera u burgosën. Ne, që ishim në burg, brënda shtëpisë së Sali Hafuzit.të gjitha të sëmura.,kishim fshehur edhe 5 burra të cilët ruheshin lartë në tavan që mos ti vrisnin, Ata ishin me sa mbaj mënd unë: Tasim Muhefini, Ismail Zeneli( Malua) Halit Mece. Mazi i Asllanit. Eshref i Sulotares,Erdhi oficeri famëkeq i Zervës.quhej Stavropullos. I thotë nuses së xhaxhait
për të më marrë mua, gjoja përbirësim.Xhaxhesha iu përgjegj ashpër; Unë grekerve nuk ua kam më besim, Vetëm gjak, duan ata.
Pastaj, i morën të gjitha gratë.për të mbledhur trupat. Oh! C' tmerr i gjallë. ...Nuk i harroj dot gjithë jetën Copa këmbësh, koka njërëzish. e fëmijë të hedhur andej këtej,veshë e hundë të prera,sy të nxjera....
Fund...
KJO ISHTE FUNDI E NJË PREJ HISTORIVE GJAKATARE TË ZERVISTËVE GREK NDAJ ÇAMËVE. SI KTO HISTORI TË LARA ME GJAKUN E ÇAMËVE KA SHUM. A DO ARRIM QË KTË GJAK TA VËM NE VEND? A DO ARRIM QË TË PAKTËN TË VËM NË VËND AMANETIN E  NJERËZVE TAN QË I LAN SOKAQET ME GJAKUN E TYRE? ARDHTË SA MË SHPEJT AJO DITË QË AMANETI TË PËRMBUSHET.
DHE DUKE PËRFUNDUAR KËTË LEXIM TE KËSAJ HISTORIE TË DHIMBSHME DHE TË PERGJAKUR ME GJAKUN E KULLUAR E TË PASTËR TË ÇAMIT, DORA NIS E SHKRUAN:

Ti mor Grek
Or maskara
Që bëre gjithë
Këtë hata
Cfaj të patën
Ciliminjtë
Gratë, pleqtë
Edhe të rinjtë

Se në shesh
Ty s'ta
Mban
Mbrapa krahëve
Ti të han

Vrave, njërëz.
Vrave,jetë
Farë e keqe
Në dhe
T' mos mbetë

Hak, pa marrë
E gjak, pa larë
S'do ta fal
Kurrë, populli
Çam.
Se po vjen
Dita jonë
Tani, shpejt
Sa nuk, është
Vonë

Do, paguash
Për mizoritë
Do të dënojë
Historia
Do të dënojë
Dhe cdo, gjë
Në vënd
Do shkojë

Djëmtë e Vajzat e
Çamërisë
Tani Jane
Rritur
T'marrin hak
Mezi, kanë
Pritur.

Tmerre! Fillimet e masakrave në Çamëri Pjesa e dytë

Tmerre!
Morëm rrugët, Ecja e tmerruar. Pashë Myftiun e therur,gjak kudo.Mar rrugën për te Tahir Becos.(quheshin pronat e livadheve) Aty po ecnim për tu mbrojtur.,ishim pa ngrënë. pa pirë, vetëm njërëz të vrarë kishte përpara. ..Aty takoj teton time Adile Dinon. ( Ablla) i flisnim. me gjithë nusen e dajos, Nazo Dino. (gruaja e Hasan Dinos që nuk kishte as dy muaj martuar) Në kurriz tetoja mbante djalin 5 vjecar,sot është gjallë.Afër tyre ishin dy andartë greke, që kishin torturuar teton dhe nusen e dajës tim. Kur dalloj njërën nga këto dhe me vrap shkoj e tmerruar, por c' të shoh.aty pranë rrinte në këmbë Janis Vllakaqis, i gjatë dhe me mustaqe të zeza, i veshur ushtar. i cili tek koka e tyre ju thoshte ; Ecni shpejt se do ju vrad. Pranë këtyre ishte edhe gruaja e Muhamet Dirit Në atë kohë për të ecur më shpejt, se ( ndryshe të thernin e të linin në vënd) i thotë nusja e dajos; Mos.mos, Janis është e sëmurë nga stomaku. (për tezen time) I thotë ai ; Do ja shëroj unë stomakun.Në atë kohë që nusja e dajos,me zor e mbante këtë plakë të sëmurë nga stomaku që të mos ngelej në vënd.,duke patur edhe fëmijën e vet në kurriz,i lutet përsëri këtyre katilëve grekë....Por " qirjes Janis" i bie me kondak të dyfekut në stomak, ...Ec! I thotë, Kur e panë që ajo u këput në vënd, grekët i morën edhe florinjtë, dhe e plasën në mes të rrugës, gjysëm të vdekur. pastaj vazhduan rrugën duke na kërcënuar ne të tjerave. Mezi u afruam dhe u shpërndamë në shtëpitë tona. Dita e mërkurë, fundi i kasaphanës të qershorit 44. Mbasi natën ishim strehuar në një shpellë, kthimi jonë ishte gjysëm i vdekur.Në shtëpi cfarë gjej?,,

NGA ZERVISTAT NJË MOS MBETË!

NGA ZERVISTAT NJË MOS MBETË!

Viti më dizet e katër,
korriku katërmbëdhjetë,
nga zervistat një mos mbetë,
na nisnë muharrebetë,
të ndjekin çamët e shkretë.
Vranë grua, djalë e plak,
e mbushën vëndin me gjakë.
Çamët 'e mjerë pa armë,
ikën e lëshuan vatanë.
Në Qafë të Glloboçarit,
hodha sit prej Luaratit,
në mes ngrihej flak e zjarrit,
në shtëpit e Sulejmanit,
haj medet fati vatanit,
e lajm në thojt e dushmanit.
Në pusi i Tahir Çaparit,
mbledhur zagarë të e Frarit,
ata që na dojnë fshanë,
që bënë gurë Luaranë.
Mbeti Çamëria, mbeti,
për neve u bë gazepi.

"Luarat-Margëllëç, 1955

POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:

-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë thyeji!

Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s'í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin.

Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe iu drejtua të birit:

-Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.

Gjini i theu të gjitha.

As më i fuqishmi nga ju ,-tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni!".

Trimat nxorën shpatat dhe thirrën:

Betohemi!

Luftërat për liri vazhduan edhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Friday, August 25, 2017

Fillimet e masakrave në Çamëri 1944. Pjesa e parë

Tërë natën e 27 qershorit 1944 burrat rrinin me pushkë në dorë,kur panë në Gallata ( xhade kryesore) në Paramithi.që u futën ushtarët e Zervës.të armatosur mirë.Pa le kishin marë dhe disa të shitur, cam të krishterë, për të na ngatërruar e përzier me ne si kundërshtarë.e përcarë vetë camërit.por këta atë ditë, tirpërian vetë Sulin,sa i mohuan dhe njërëzit e tyre.Gjermanët sapo ishin larguar. Nuk e prisnim nga Grekët, sepse të themi të drejtën me popullësinë Greke kemi shkuar në paqe e miqësi, por e keqja na vinte nga lart. Del Dhespoti i Paramithisë, përpara shkollës së madhe dhe me altoparlant bën thirrje; " Jemi vëllezër,armiqësi nuk kemi.Të gjithë burrat 13 -90 vjec të mblidhen në shkollë. Kështu u bë. Vajtën në shkollë dhe u futën brënda. Mbasdite i mbyllën me kyc të gjitha dyert. Babai dhe xhaxhai nuk u futën në shkollë, dhe as nuk erdhën në mbledhje sepse e kuptuan dredhinë e Grekeve.Të parët e tyre i kishin mësuar që të mos i zinin besë asnjëherë grekerve. Megjithëse në shtëpinë e Dinejve vunë një letër me shënimim ; " Kjo familje te mos preket" (do e them pse e bënë) Mëhalla rreth shtëpisë tonë, kur e panë këtë shënim. dhe nga frika, u strehuan aty të gjitha gratë,vajzat dhe nuset e reja.për tu mbrojtur.Në kohën e gjermanëve, dihet që jepeshin urdhra, se po të vritej një gjerman, do të ekzekutoheshin 5 vëndas. Ndodhi që u vranë disa gjermanë, dhe ata morën 49 grekër dhe i vranë, Në mes tyre ishte dhe familja e Thanas Raftit. me të cilin familja jonë kishte miqësi. Babai me shumë lutje bëri cmos që ti shpëtonte jetën ,por gjermanët nuk dëgjuan dhe vranë Thanasin, ndërsa tjetrin Nikolla Raftin e fshehëm 7 ditë e 7 netë në shtepinë tonë. Pra këta49 greke i vrau gjermani. Acarimi i Grekëve u be ndaj nesh. Të gjithë Grekërit që ishin pjestarë të këtyre familjeve cfarë nuk bën ,kunder nesh. në Paramithi. Pra kur u larguan Gjermanët,erdhi Zerva ku ju dha liri veprimi për të bërë cfarë të donin për 5 ditë e netë. ku në krye ishin me zervistët familjet e 49 vetave të vrarë, me fytyra si bishë, për të marrë " hak " në mënyrën më mizore,Vrisnin vetëm me thika, sëpata, me shishe të thyera, me kondak dyfeku, me varje''----- rrallë me plumb. Ka qënë e martë atë ditë ....... e zezë e tmerrëshme. Të enjten u mbyll Eh!Cfarë hoqëm
Vazhdon,...
Marrë nga " Camëria Denoncon"

LATRONËT E DARDHANISË

LATRONËT E DARDHANISË. – njihen në histori si kryengritësit dardhan kundër pushtimeve të huaja e robërisë, nga fuqitë e të dy anëve të udhës diellore – deri tek njohja historike e dardhanëve të sotëm të fundshekullit XX-të kundër masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtë dardhan të Kosovës. Në burimet antike të shkruara, dardhanët njihen si fis i fortë i përmendur, luftëtar të fortë e të qendrueshëm në çfarëdo ekstazash tmerri luftërash eventuale - që përballuan të gjitha rreziqet shkullore e mijëvjeçare prej të huajve. Njihen mbretëritë dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kështu nga shek.III p.e.r. dardhanët kishin një shtet të fortë e të fuqishëm politik, ushtarak e administratinv në Ballkanin illirik. Krijuan mbretërinë me dinastinë e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Në atë kohë të Illirisë së vonë pas shumë mbretërive para epokës së re, një nga qytetet me rëndësi e qendër e madhe tregëtare xehtare e Dardhanisë ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale të mbretërisë dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

Guri i lashtë në Greqi që flet shqip: Nuk largohemi nga toka jonë, këtu hapim varret



Guri i lashtë në Greqi që flet shqip: Nuk largohemi nga toka jonë, këtu hapim varret

Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është deshifruar nga studiuesi Muharrem Abazaj

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”, ky është teksti mbi pllakën e gurit që gjendet në ishullin grek të Lemnosit. Datohet në shek VI. p.e.r. dhe është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci). Ajo ka arritur të deshifrojë një pjesë të mirë të shkrimit por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe.

Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet. Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”. Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre.

Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen

Thursday, August 17, 2017

Përpjekiet për bashkimin e Çamërisë me vendin amë

Përpjekiet për bashkimin e Çamërisë me vendin amë:
    Rasti i Konferencës së Paqes në Paris 1919

Masat thellësisht të padrejta si famekeqja “Reforma Agrare”e cila u zbatua në mënyrë të veçantë në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, të cilët u degëdisën në Anadoll, më mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të madhe me vreshta, qindar mijëra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë të elementëve grekë, ishin në kundërshtim të plotë me nenin 6 të Traktatit të Paqes. Ato i detyruan popullsinë muslimane të krahinës së Çamërisë të dëtyrohet të mërgojë dukë lënë pasuritë e tyre të paluajtshme, fushat e tyre në duart e çetave terroriste greke.
Zgjedhja e mërgimit drejt Turqisë ishte për disa arsye. Një pjesë Turqia iu paraqit si parajse, të tjerë u gënjyen në aspektin e përkatësisë fetare duke u manipuluar në mënyrë të padrejtë nga disa klerikë vendas. Por një nga arsyet për të mos iu drejtuar Shqipërisë ishte sepse deri në atë kohë pavarësia e Shqipërisë nuk ishte bërë zyrtarisht. Në atë kohë qëndrimi i tyre ishte mjet i vetëm për të ruajtur të drejtën e kërkimit të mëvonshëm të kombësisë shqiptare.  Në këto kushte kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris Luigj Bumci (atëhëre peshkop i Lezhës) i drejtohet kryetarit të kësaj conference Zhorzh Klemenso, më 25 Korrik 1919, të ndërhyjë tek shteti grek për shfuqizimin e dekretit të marsit 1918 dhe për pasojë pengimin e dëbimit të shqiptarëvë myslimanë të cilët dëshirë të vetme kanë bashkimin më tokën mëmë Shqipërinë. “Pra nevojitet që dëbimi i tyre nga territori grek të shyhet deri në çastin kur kufijtë e Shqipërisë do të jenë caktuar nga Konferenca e Paqes. Por, ndërkohë është e nevojshme, sipas nenit 6 të traktatit të paqes turko-greke; i cili përputhet me parimet më të shenjta të drejtësisë, që asnjë pengesë të mos vihet nga qeveria greke për tjetërsimin e lirë të pasurive të tyre të luajtshme e të paluajtshme”.
Në të njëjtimn momerandum kërkohet nga Konferenca e paqes që Greqia të paguajë dëmshpërblimet për djegien e fshatrave shqiptare ne jug te Shqipërisë.Gjithashtu në një mëmorandum tjetër, të cilin delegacioni shqiptar ia dërgoi Këshillit të të Dhjetëve më 24.12.1919, denoncoi padrejtësine greke sips së cilës të krishterët ortodoksë të konsideroheshin grekë duke përdorur besimin fetar si instrument shtypjeje.
Vetë përfaqsuesit e Çamërisë Arif Çami, Ahmed Camëria, Qemo Preveza, Xhevit Ajdonati me një letër drejtuar Zhorzh Klemanso dhe kopje drejtuar Z. U. Uillson, president i ShBA; shkëlqesisë s tij Llojd Xhorxh, Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së Saj Britanike; Shkëlqesisë së tij Orlando, kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së tij Mbretit te Italisë, ndër të tjera shkruajnë: Nëse popullsia e Çamërisë do të kishte shumicë greke, si do të shpjegoheshin krimet dhe padrejtësitë e padëgjuaratë kryera nga Greqia kundër popullsisë paqësore të kësaj krahine.Përse qeveria greke nuk i ruajti pronarët e këtyre krahinave të gëzonin per 5 vjet të ardhurat e tyre?Përse kësaj popullsie i ishte hequr e drejta të siguronte bukën e gojës?Përse u lanë të vdisnin urie mijëra banore të camërisë fatkeqe? Përse u ndalohej shitblerja dhe hipotekimi i pasurive dhe detyroheshin të shpërnguleshin pa gjyq? Për më tepër ne mund ta provojme me plebishit kombësinë tonë shqiptare”
Po kështu, përfaqsuesit e komitetit irredent te shqiptarëve iu drejtuan përfaqsuesit te Italisë në Konferencën e Paqes në Paris ku i dëshmuan se shqiptarët nuk i kanë rreshtur kurrë përpjekiet që tokat e marra padrejtësisht nga shteti fqinj grek, tu ktheheshin përsëri shqiptarëve.Shteti shqiptar kishte vërtet nevojë për qytetet si Preveza dhe Janina, për të patur nje kufi jugor sa më strategjik.Barazpesha në Ballkan nuk mund të arrihet kurrë pa u bere i mundur bashkimi kombëtar brenda nje shteti te vetëm.Zgjidhja e drejte e kufijve jugor të Shqipërisë do t’i jepte fund konfliktit greko-shqiptar që lindi më 1913 dhe do të ndihmonte për forcimin e paqes ne Ballkan.Në lidhje me këtë ata paraqitën dhe statistikat e kufijve dhe te banorëvë të Camërisë:

Në Jug     Deti Jon
Në Lindje  Luc, Kukul, Vladar, qafa e Cjapit
Në Veri   Korican, Fortesa e Sulit, Kakosuli, Kurila, Shkalla, Mali i Selanit,
Mikla, Kalamas
Në Perëndim  Shteti shqiptar siç u përcaktua nga Konventa e Firences 1913
 
                      Shqiptarë                Grekë
Filat                  22348                    6125
Gumenicë  10126      --------                   
Ajdonat               13780                    2575
Margëllic  15723       --------- 
Pargë                800                       500
                 _________________________________
Totali              62777                      9200 

Në shtojcën e dokumentit ata tregojnë se pronat dhe cifligjet janë sekuestruar nga fermerët grekë me ndihmen e shtetit grek dhe për këtë padrejtësi ju mohoet edhe e drejta për të patur avokat mbrojtës.Të gjitha këto padrejtësi shoqërohen dhe me dhunime fizike, çnderime,  burgosje dhe vrasje duke treguar natyrën e rregjimit despotik të shtetit grek.
Protesta të shumta kundrejt këtyre padrejtësive dhe në përkrahje të vëllezërve Çamë u bënë edhe në qytetet e Shqipërisë si në Fier,  Berat, Lezhë, Elbasan, të cilat u drejtoheshin Kryesisë së konferencës së Paqes më shpresën “se ndarësit e drejtësisë së popujve do ta kursejnë kombin shqiptar kaq të dërmuar këto vitet e fundit në luftën e tij të shenjtë për çlirim”

Mitet e Himarës më të vjetra se mitologjia greke…


Mitet e Himarës më të vjetra se mitologjia greke…

Nga

 Arlinda Canaj

 

Himara është një nga perlat e Kaonisë ilire në shekuj, banorët e brigjeve të saj janë quajtur fisi i Kerauneve (nga emri i vargmalit). Zeusi i keraunëve është më i vjetër se ai i mitologjisë greke. Vetë kreshtat malore të Akrokeraunëve, ose Maleve të Vetëtimave kanë qenë sipas profesorëve të Kembrixhit, djepi i lindjes se kultit të Zeusit, që ka si atribut rrufenë.

Ky prototip i Zeusit u zhvendos më vonë në Olimp të Greqisë. Zeusi i keraunëve përfaqëson kështu një mitologji paragreke, që duhet marrë në konsideratë nga studiuesit. Duket sikur parahistoria zanafillore e Himarës është spërkatur me yllësi perëndish dhe qeniesh të shpirtëzuara. Kaq shumë autorë legjendarë të antikitetit kanë folur për të, për të mos harruar më vonë, gjeniun e romantizmit, poetin Bajron, i cili ka shkruar vargje të shkëlqyera për himariotët luftëtarë.

Arkeologu francez, Leon Rei ka skalitur këto fjalë: “Nëse Shqipëria ka me se të mburret, ajo, në radhë të parë duhet të mburret me historinë e Himarës”. Dhe ja, në Palasë para shumë vitesh është gjetur një përkrenare bronzi tipike ilire e shek. V para Krishtit. Për fat të keq, kjo përkrenare sot është zhdukur. Është e pafalshme që nga shteti shqiptar nuk janë organizuar ekspedita arkeologjike në Himarë. Themelet e mureve të kalasë së Himarës kanë gurë të mëdhenj ciklopikë, të tipizuar si mure pellazgjike, që të paktën janë të lashtë nga shek. V para Krishtit.

Padyshim në këto mure, jeta ka qenë akoma më e vjetër. Një forcë e çuditshme, një lloj elani jetësor, siç do te thoshte filozofi Bergson, e ka ngritur jetën e njerëzve në shpatet e Bregut te Detit, duke i emërtuar përfundimisht ata si bregdetas.

Fshatrat e Himarës mund të quhen si qytete të vogla, tepër të lashta, që përbejnë një bizhuteri përrallore. Shtatë fshatrat e Himarës, si në një numër padidik Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhësi, Qeparoi. Por në dokumente flitet edhe për një koncept më të gjerë të Himarës, ku përfshihet dhe Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima, Tragjasi, Gumenica, Tërbaçi, Lopësi, Mavlova, Vranishti, Smokthina, Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj.

Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe u vra në betejën e Torviollit me 40 trima të tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni zbret nga Italia në Himarë dhe çliron tërë zonën dhe kështjellën e Borshit. Princi shqiptar, Balsha II ka qenë zotërues i Himarës, pas vdekjes së tij zotëruese qe gruaja Komita Muzaka.

Më 12 korrik 1577, pleqtë e Himarës dërgojnë një letër për Papën, të cilën e dërguan në Romë Gjik Kola me Gjergj Katasin. Në këtë letër ata i thonë Papës se janë arbër, se krenohen me Skënderbeun dhe se kërkojnë që Europa t’u japë armë për të luftuar kundër pushtuesve. Në shek. XVIII, himariotët dërguan në Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusisë, Elisabeta Petrovna. Në letrën që iu dërgua careshës, thuhej: “Flasim shqip, atë gjuhë që flitet në tërë Shqipërinë deri në Bosnje”. Me 1818 Regjimenti Shqiptar në Korfuz luftoi për mbrojtjen e Psarës.

Anglezi Millingen ka shkruar “Himariotët kishin pamje më luftarake në tërë ushtrinë. Nuk kanë dallim nga shqiptarët e tjerë. Veshja dhe gjuha – krejt e njëjtë”….Nuk është e rastit, që Papa Dhimitri nga Dhërmiu përktheu në shqip katekizmat, u hapën shkolla shqipe gjatë shek. XVI-XVIII. Historia e Kishës Katolike në Himarë nuk mund te zhduket dhe nuk mund të mohohet

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes: Reagon për vendimin e mar nga kroacia për ekstradimin e Ballist morinës

Indiferenca e qeverris tonë, coi ne Ekstradim Heroin e 4 Tetorit, qe ngriti Flamurin e Shqipërisë Etnike ne mes te Beogradit. Kjo per ne eshte thik mbas shpine si nga ana e Kroateve ashtu dhe nga qeverria jon e cila nuk ka bërë asnjë përpjekje për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës. Per ne si Lëvizje kjo është Tradhëtia e rradhes nga qeveria jonë dhe nga "Miqtë" tanë Kroat.
LËVIZJA "BESLIDHJA BIJTË E SHQIPES"
Tiranë më 17-8-2017.
B.B.SH

Petro Nini Luarasi, Martiri i Shkollës dhe Gjuhës Shqipe

Petro Nini Luarasi,
Martiri i Shkollës dhe Gjuhës Shqipe.

17 Gusht 1911-Vdes i helmuar nga qarqet shoviniste greke, Petro Nini Luarasi, personalitet i Rilindjes sonë Kombëtare.
Ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog,  Mësues i Popullit.
Ishte nxënës ne shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi. Punoi mësues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi Gjuhën Shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën Shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat Shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe Mësues i Mësonjëtores së parë Shqipe të Korçës dhe më vonë i Shkollës së Negovanit(1909-1911). Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante"Vëllazëria e Shqipërisë ". Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit(1908). Për veprimtarinë Atdhetare, Arsimore e Shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 Gusht të vitit 1911.

Tuesday, August 15, 2017

DODONA, Kryeqyteti i Perandorisë Pellazge

DODONA, Kryeqyteti i Perandorisë Pellazge

Homeri nё “Iliadё” shkruan: “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus.

Ti qё nga larg nёn urdhra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290)… Duke lexuar këtë fragment poeme, fare të qartë, përfytyroj bardin e verbër, por me sytë tepër të fuqishëm të mendjes së tij, i cili me lirë në dorë, u këndonte heroizmave pellazge të kohës së vet, dhe më kaplon trishtimi, si është e mundur të ketë ende pseudo-studiues që duan ta mbulojnë me mjegull të vërtetën e madhe pellazge?!… “Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ёshtё ai nё Thesproti (Çamёri) i pellazgёve nё Dodonë. (M. Aref, “Mikenёt-pellazgёt” fq. 67).

Perandoria e pellazgёve, me epiqёndёr Dodonёn, ka luzmuar (lumturuar) nё rajonet ballkano-danubiane, nё pellgun e Mesdheut, nё Azinё e Vogël, nё gadishullin Apenin, nё gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinё etj. Edëin Jasque citon: “ashtu si Homeri, Virgjili paraqiti protagonistёt e tragjedisё trojane jo si greke, por si pellazge”. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretёrit e tjerё Trojan. Enea gjithashtu ishte trojan dhe rrjedhimisht pellazg edhe forcat rrethuese ishin pellazge.

Ndёrsa Ismail Kadare shkruan: “Ju e dini se pёrpara Trojёs atёherё, kali i drunjtё dhuratё e grekёve u shfaq. Ky kalё nё dy grupe i ndau Trojanёt”. Por unë them: Zoti Ismail Kadare, ju i sjellni grekёt nё luftёn e Trojёs kur ata kanё ardhur nё Ballkan mbas gjashtёqind viteve me emrin “semito-egjiptian”. (R. Angeli “Enigma”).

Le tё njohim dhe kulturёn e tempullit tё Dodonёs.

Kjo kulturё erdhi nё ditёt tona ndёrmjet arkeologjisё dhe historisё, tё Shlimanit dhe tё Evansit si arkeollogё, por dhe tё Homerit tё madh, kёtij gjigandi tё letёrsisё botёrore dhe nga pasardhёsit e tij. Nga Robert Tempre nё librin e tij “Netherëorld”(bota e tё vdekurve), botim i Londrёs 2002 ku ai thekson: “Jam angazhuar me vite tё tёra që tё gjej vendlindje origjinale tё orakullit tё Dodonёs dhe sё fundi ёshtё identifikuar nё rrezen e malit Tomare, nё perёndim tё Janinёs” (gazeta Illiria 9 shkurt 2006 f. 27).

Rasim Bebo, duke folur në Simpoziumin e Tretë ndërkombëtar: “10 mije vjet histori >>> Pellazgë > Shqiptarë”, mbajtur në Tiranë (14-15 nëntor 2014).

Kёndi nuk fillon nga mali i Tomorrit nё Berat, por fillon nga mali Tomare, nё Çamёri dhe pёrfundon nё pikёn lindore, nё malin Ararat, (arka e Noes). Pastaj zbret poshtё nё jug, pёrshkon pingul Mesdheun e krijon njё kёnd tё drejtё nёntёdhjetё gradё, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit, që quhet Bendet dhe ka qenё kryeqyteti i parё i Egjyptit. Dodona ёshtё saktёsisht tetё gradё nё veri tё Bendetit dhe prej këndej trekёndëshi takohet nё Dodonё. Pranohet se këtu ёshtё vendndodhja e Dodonёs. Vendndodhja, theksohet edhe nё shkrimet e Erik Von Daniken: “çdo kush mund tё vёrё re, se kemi trekёndёsha tё tillё qё krijojnё njё rrjet tё pёrbashkёt me qёndrat e kultit dhe kjo gjё nuk mund tё jetё rastësi. Ja një shёmbull, Dodona-Delphi-Sparta njё trekёndёsh! Distanca midis tyre ёshtё e barabartё. Njё tjetёr trekёndёsh formon Nikosia-Dodona-Knossos. “Dhe po ti marrim tё gjitha sё bashku del se Dodona ёshtё nё relacion gjeometrik me Delfin etj.

Komunikimi “Njё tjetёr dukuri e rёndёsishme ёshtё komunikimi midis kёtyre qёndrave tё kultit. Çdo gjё brёnda kёtij territori nё njё dimension krejt tё paimagjinueshёm pёr kohёn tonё, ёshtё ndёrtuar simbas njё masterplani, i cili me njohuritë dhe teknologjitё e sotme, ky masterplan ёshtё krejtёsisht i parealizueshёm”.

Robert Temple, vё nё dukje sistemin e komunikimit midis tempujve. Nё Netherëorld shkruan: “jam informuar se pёllumbat postierё ishin nё gjёndje tё fluturonin nga Teba e Egjiptit, deri nё Dodonё, brenda njё dite!” Nё kohёn e vjetёr profetёt e lidhur me Dodonёn, konsideroheshin tё aftё nё zbёrthimin e gjuhёs sё zogjve. Nё fakt “gjuha e zogjve” shkruhej nё njё letër, e cila i lidhej pёllumbit korier nё kёmbё. Pёr fatin, sipas legjendёs sё transmetuar nga Dioniz Alikarnasi (II, 51, 1) apo tё vjershёruar nga Virgjili (Aen. 3, 239) “Enea zbriti nё Butrot, nё rrugё pёr nё Dodonё, ku mori nga orakulli miratimin pёr themelimin e Romёs”.

Aleksandri i Mollosisё, ndёrmori njё fushatё ushtarake nё Italinё e jugut, ku dhe u vra ne vitin 331 p.e.s, pranё qytetit Pandosia dhe lumit Aheron. “Orakulli i Dodonёs e paralajmёroi se qyteti Pandosia dhe rryma e Aheronit janё pёr tё fatale” tregon Plutarku (XII, I, III, IV). Edhe ky lumё dhe qyteti ishin nё Epir, por Aleksandri nuk e dinte se nё Itali kishte njё qytet me njё lumë po me kёtё emёr.

Prof. Dr. Raymond Mooyd, i cili ёshtё autori i librit “Reunions” (ribashkimet) thotë: “Nё kohёt e lashta fetarët e Dodonёs kishin aftёsi qё tё vendosnin kontakte midis tё gjallёve dhe tё vdekurve. Ata ishin nё gjёndje tё shkrinin kufinjtё realё midis dy botёve dhe konsideroheshin mё tё zotёt nga gjithё orakujt e tjerë te marrë së bashku. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tё gjitha anёt e botёs për tё bёrë kontakte me tё dashurit e tyre, tё cilёt kishin vdekur.” (Nё aspektin e logjikёs sё sotme, njё ide e tillё ёshtё njё lajthitje e pastёr! Por, ne po flasim pёr njё kohё tepёr tё largёt dhe pёr eksperiencёn e njё civilizimi tё humbur.) “Aty gjendej njё enë jashtёzakonisht e gjёrё dhe plot me ujё, nёn kujdesin e orakullit, klienti instruktohej qё t’i mbante sytё nё sipërfaqen e ujit. Nё tё njёjtёn kohё fetari i kungonte ata me formula magjike. Dhe papritur, dalёngadalё fytyra e të gjallit shuhej nё pasqyrimin e ujit dhe po aq ngadalё tashmё vizatohej “i vdekuri”, i gjallё, tre dimensional me ngjyra natyrale, ndoshta edhe duke folur! Dhe kёtё rast parashikimi me ndërmjetësinё e veçantё të orakullit, dёgjohej drejtёpёrdrejtё nga goja e tё vdekurit!”

Ky akt na ndodh edhe neve nё kushtet e gjumit, kur flasim me tё vdekurit në komunikime të pavullnetshme, nё ёndrrat tona. Nё kёtё mёnyrё qё klienti tё arrinte nё kёtё gjёndje psikologjike tё veçantё, nga ana e fetarëve pёrdoreshin edhe droga tё ndryshme, qё e stimulonin atё deri nё nivelin e halucinacionit”. Veçanёrisht, Plini, na thekson njё fakt tё tillё pёr njё bimё me emrin “Harbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjtё” qё kishte kualitet hipnotik dhe qё pёrdorej pёr ceremoni tё tilla.

Nё istitucionin e Dodonёs, fetarët e saj njiheshin edhe pёr bёma të tjera. Enzo Gatti nё librin e tij “Gli Iliri” botuar nё 1981, nёnvizon faktin se fetarët e Dodonёs ishin astronomё ekspertё, ata ndёrtonin qendra ku vёzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e Hёnёs, ciklet menstruale tё grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat, dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”. “ata u tregonin bujqёve kohёn e tё mbjellave. Parashikonin orёn e datёn e saktё tё eklipseve. Me urdhёr tё fetarit, dielli humbiste dritёn e tij. Fetari sigurisht pёrfitonte nga eklipset dhe bёhej interpretuesi i paralajmёrimeve hynore, duke diktuar mësime”. Nga Enzo Gatti del se “besimtarët e Dodonës kishin njohuri universale”.

Prof. Dr. Lutfulla Peza dhe Liriana Peza shkruajnë: “Ata njihnin mjaft mirё industrinё e prodhimit tё verёs, poçarinё, metalurgjinё, me përpunimin e bakrit, arit, argjendit dhe bronzit. Zbukurimet e tyre prej ari dhe argjendi, si dhe nё poçeri, edhe sot mahnitin këdo pёr nivelin e lartё artistik. Perënditё e para me Zeusin në qendër, u pёrkasin pellazgёve, gjё qё pranohet edhe nga studiuesit e shumtë.

Kryeqendra e Zeusit dhe e besimit, ka qenë Dodona, foltorja dhe faltorja mё e vjetёr nё Europё, qё ndodhet pranё Janinёs nё Çamёri”. (Lutfulla Peza-Liliana Peza “Dritё e re mbi pellazgёt dhe gjuhёn e tyre” bot. 2013 f. 5) Dodona si kryeqytet i pellazgёve, shkёlqeu qё herët, mijёra vjet p.e.s. Sipas shumё dokumentave, Dodona, krahas funksionit shpirtёror, s’pushoi kurrё sё mbajturi lidhje tё ngushta, sidomos politike, jo vetёm me qytetet dhe treva tё tёra tё arealit tё qёmotshёm pellazg. “Ajo qё e dallon dhe e tregon Dodonёn si qёndёr e madhe e djepit tё kulturёs nё botё, është teatri mё i madh i kohёs nё Dodonё, ku mund të rrinё ulur tetёmbёdhjetё mijё spektatorё.” (Dhimitёr Pilika “Pellazgёt” f. 158-160).

Dodona njohu njё lulëzim dhjetëra shekullor, deri nё shekullin e trembёdhjetё p.e.s. Dhe vazhdoi deri nё rrafshimin e saj, në vitin 219 p.e.s, prej gjeneralit etolas Dyrrimahut. Kryeqytetin e shkatёrruar tё pellazgёve e rindёrtuan edhe njё herё madhёrishёm pasardhёsit e tyre, trashёgimtarёt e Pirros. Ai qёndroi e tillё, deri nё vitin 167 p.e.s, kur vёrshuan lukunite e Paul Emilit. Sikur tё mos mjaftonte, pas kёtij grushti tepёr tё rёndё, tё bashkёrenduar me zjarr vdekjeprurёs, Dodona pellazge pёsoi edhe njё rrёnim mё 88-87 p.e.s, prej trakasve, aleatё tё Mitridatit. Nё 435 e.s, perandori i Lindjes, Teodosi i II, urdhёroi shuarjen e pёrhershme tё Dodonёs pellazgjike, si zjarrishte pagane dhe shndёrrimin e saj nё njё nyjёz tё krishtёrimit gjer nё vitin 475, kur mё pas (551 e.s), vandalёt, Totila me barbarёt ostrogotё, tё pasuar nga saraçenёt bullgarёt e të tjerё, e fshinё pёr jetё të jetёs nga faqja e dheut kryeqendrёn europiane tё pellazgёve, popullin mё tё lashtё tё kontinentit. Ismail Qemali tregon, se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё mikut tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё, ku i’a tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin. Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e iniciativёs”, filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё, duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkeologjike me vlerё tё jashtёzakonshme. Karapanosi ia paraqiti rrezultatet e gёrmimeve tё tempullit tё Dodonёs, Akademisё Franceze, antarë tё sё cilёs, vetkuptohet, ishin Ëaddington e Gambeta. I pari ishte Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Francës dhe i dyti Kryetari i Asamblesë së Deputetëve të Francës përgjatë periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta u bënë mbrojtësit më të zjarrtë të pretendimeve greke në këtë forumin më të lartë Europian.

Bllokadës dhe manipulimeve greke, pёr dymijё e pesëqind vjet me rradhё, kundër pellazgo-shqiptarёve, u erdhi fundi pёr tё zbuluar tё vёrtetёn, se çdo gjё “greke” ёshtё e sajuar. Kёtё e vёrteton dhe konferenca e sotme dhe dy konferencat e kaluara, nga viti 2011, qëkur ёshtё krijuar Shoqata me qendrën pellazgjike në Tiranё.

“Sot mendimi që jep Konda është vërtetuar plotësisht nga shkenca për idetë e tija mjaft përparimtare. S. Konda i’u nënshtrua diskriminimit dhe luftës çnjerëzore nga drejtuesit e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Qëllimi i tyre ishte të pengohej sa më shumë në punë dhe të mbyllej problemi pellazgjik dhe prejardhja e shqiptarëve prej tyre”. (L. Peza f. 20). Vlen tё lavdërohen nismëtarët dhe studiuesit guximtarё të stёrnipёrve pellazgё, qё ndezën pishtarin e tretë të stafetës sonë kombëtare, nëpër rrugën e lashtësisë, ku duam të vendosim nё piedestal stёrgjyshin tonё tё madh PELLAZG.

*) Kjo kumtesë u lexua në Simpoziumin e Tretë ndërkombëtar: “10 mije vjet histori >>> Pellazgë > Shqiptarë”, mbajtur në Tiranë (14-15 nëntor 2014).

Homeri nё “Iliadё” shkruan: “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus. Ti qё nga larg nёn urdhra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290)…

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes reagon. Për protestën e omonies dhe ppdnj në Himar

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes reagon.
Për protestën e omonies dhe ppdnj në Himar

Himarjot! Mos harroni kush jeni e çfarë identiteti keni. Ju me grekun nuk u lidh asgjë, vetem nje pension i qelbur qe ua jep si minoritet, por në fakt ajo është për idet e tyre Megaliste. Shof qe sot në tubim disa persona që e mbajnë veten për grek, kanë kërcënuar Shqipërinë me veto për të bllokuar Anëtarësimi ne BE. Ju që i keni shitur shpirtin djallit i kerkoni ndihm Qipros dhe Greqis që të jen kundra Anëtarësimit te ne BE. Ju o të mjerë harroni se kush është Himara në të vërtet. Po jua jap un nje shembull:
Himara, para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut, quhej gjithë krahina e Labërisë së sotme, domethënë duke nisur nga Radhima, në Lekel e në Butrint. Dhe, siç dihet nga historia, ajo krahinë qe ndër zonat që i rezistoi turkut shekuj me radhë. Aty sulltanët kanë thyer kokën e tyre, aty gjetën strehë shumë nga shqiptarët, që nuk duruan dot zgjedhën turke.
Qysh atëherë, Patriku i Stambollit, me anën e dhespotit të Janinës mallkonte dhe çkishëronte gjithë ata që mësonin ne shkollat shqipe, aq sa një nga misionarët shkruan midis të tjerave:” Kur erdhi Dhespoti i Janinës dhe pa nxënësit në shkollë dhe dëgjoi meshën nga Onofrio, iu vërsul dhe e kapi nga mjekra brenda në kishë…” Vetëkuptohet egërsia e agjentëve të Fanarit, që s’lanë gjë pa bërë për të ç’kombëtarizuar krahinën heroike të Shqipërisë, Himarën e Labërinë.
Ndaj ju të ashtuquajtur "vorio epirot" kujdes nga Luani Shqipes.

QEVERRIA JONË DUHET TË REAGOJË ASHPËR DUKE THIRRUR AMBASADOREN GREKE DHE DUKE BËRË NOT PROTESTE.

Lëvizja Beslidhja Bijt e Shqipes.
15.8.2017

Bajo Topulli, njeriu që derdhi tërë gazin e shpirtit për Shqipërinë

Bajo Topulli, njeriu që derdhi tërë gazin e shpirtit për Shqipërinë

Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos. Sipas këshillave të tyre ai shkon në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe.

Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër.

Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir u ngrit “Komiteti për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhën patriotë shqiptarë. Disa muaj pas krijimit të komitetit, do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.

Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën.
Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit Çerçiz Topulli deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare.

Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Pas Shpalljes së Pavarësisë për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër, ku e propozojnë për kryetar bashkie, të cilën edhe pse i sëmurë e drejtoi për tri vjet radhë. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash, të cilat lanë gjurmë dhe u bënë traditë dhe pjesë e bashkëjetesës qytetare në Gjirokastër.

I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër.

Fjalën e lamtumirës e ka mbajtur Eqerem Çabeji, i cili ndër të tjera ka thënë: “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra, sepse edhe ti, o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”!… /Gazeta Dita/

Shqiptarët, bashkë me gjuhën dhe kulturën e lashtë kanë ruajtur traditën historike dhe kujtimin për figurat madhore të së kaluarës

Shqiptarët, bashkë me gjuhën dhe kulturën e lashtë kanë ruajtur traditën historike dhe kujtimin për figurat madhore të së kaluarës

Nga lashtësia kanë mbetur të pashlyera në kujtesën historike të shqiptarëve dy personalitetet më madhore të asaj periudhe, Aleksandri i Madh dhe Pirroja i Epirit.

Emri i Pirros (319-272 para erës sonë) është përjetësuar në toponiminë dhe antroponiminë mesjetare e të mëvonshme, si edhe në kujtesën historike të shqiptarëve.

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është krenuar për veprimet ushtarake të Pirros në Itali dhe ka përdorur në simbolet e veta shtetërore elemente nga simbolet e Pirros. Pirroja është përkujtuar gjerësisht edhe në veprat e humanistëve e të autorëve të vjetër shqiptarë, si Marin Barleci, Frang Bardhi etj.

F. Bardhi ka dhënë një gojëdhënë, sipas së cilës qyteti i Sapës në Tejdrin është rrënuar prej romakëve, kur luftonin kundër Pirros së Epirit . Hartografi i shquar italian Xhakomo Kanteli, siç e ka pasqyruar në hartën që ai ka botuar në vitin 1689, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri në fund të viteve 80 të shek.XVII, ka dëgjuar në Elbasan një gojëdhënë, sipas së cilës në atë qytet kishte lindur Pirroja.

Ali Pasha e ka quajtur veten pasardhës të Pirros dhe është mbiquajtur Pirroja modern. Kështu ka shkruar konsulli francez i vendosur pranë tij në Janinë, Pukëvili . Te banorët e Shqipërisë së Poshtme kujtesa historike për Pirron është shumë e madhe. Shtjefën Gjeçovi ka thënë se shqiptarët e këtyre trevave e lidhnin emrin e të drejtës dokesore me emrin e Pirros: “Krahi që i afrohen Gjinokastrës thonë: “Me ba kuvend mbas kanunit të Pirrit”.

Shumë toponime kanë emrin e tij, madje Pirroja përmendet edhe në këngët popullore. Edhe më i fuqishëm te shqiptarët është ruajtur gjatë shekujve kujtesa e thellë historike për Aleksandrin e Madh. Edhe pse jetoi pak, 33 vjet (356-323 para erës sonë) dhe mbretëroi vetëm 13 vjet (336-323), Aleksandri i Madh është personaliteti shtetëror dhe ushtarak më i madh që kanë nxjerrë trevat e Ballkanit dhe një nga figurat më të shkëlqyeshme të historisë evropiane dhe botërore.

Prandaj njohja më e thellë dhe studimi i jetës së Aleksandrit të Madh vijon të jetë shumë e madhe kudo nëpër vendet e ndryshme të botës. Vetëm fondi i librave kushtuar këtij personaliteti të shquar të historisë botërore është mbi 20 000 tituj . ushtritë iliro-trake, të komanduara prej Aleksandrit të Madh, për herë të parë në historinë evropiane, ndalën vërshimin e hordhive aziatike Në drejtim të Evropës, i mposhtën ato dhe arritën deri në zemër të Azisë, në Indi. Ai bashkoi në një perandori shumë të madhe pjesë të Evropës, Azisë e të Afrikës.

Kjo perandori shtrihej nga Afrika Verilindore (Egjipti), në perëndim dhe arrinte në lindje, deri në Indi. Në perandorinë e Aleksandrit të Madh u përhapën gjerësisht arritjet më të përparuara të kulturës evropiane të kohës, sidomos në fushën e ndërtimit të qyteteve, të artit etj.

Që nga Afrika Veriore e deri në Indi, një varg qytetesh të ngritura në kohën e Aleksandrit të Madh ende dhe sot kanë emrin e tij, duke ruajtur kështu në mijëvjeçarë kujtimin dhe lavdinë për veprën e pavdekshme të tij.

Në Kafaristan (midis Afganistanit dhe Pakistanit) ka ende edhe sot ngulime me pasardhës të ushtrive iliro-trake të vendosura që në kohën e Aleksandrit të Madh . Aleksandri i Madh përmendet edhe në librin e shenjtë të Kuranit . Figura e Aleksandrit të Madh është e pashlyeshme në kujtesën historike të popujve autoktonë të Ballkanit, të cilët gjithnjë e përkujtojnë atë me adhurim.

Sipas autorëve të vjetër (Tit Livit, Plutarkut, Lucianit, Pausanias, Apianit etj.), Pirroja i Epirit e quante veten pasardhës të Aleksandrit të Madh të cilin e adhuronte shumë, madje sulmoi dhe e pushtoi qytetin e Verias në Maqedoni, sepse Aleksandri i Madh iu shfaq në ëndërr Pirros, të cilin e këshilloi për një veprim të tillë .

Krahas gojëdhënave të shumta, për jetën dhe veprën e pavdekshme të Aleksandrit të Madh, pas autorëve të vjetër grekë, u shkruan libra edhe nga autorët romakë e bizantinë, e më pas nga vetë ballkanasit, si për shembull në Rumani, që në shek.XVII . Perandorë bizantinë dhe shumë sundimtarë e mbretër ballkanas e kanë adhuruar Aleksandrin e Madh dhe si sundimtarë janë ripagëzuar me emrin e tij.

Aleksandri i Madh është përkujtuar gjithnjë me adhurim të veçantë prej shqiptarëve, që janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të banorëve autoktonë jogrekë të pjesës së Gadishullit Ilirik që shtrihet në jug të lumit Danub (të cilësuar si “barbarë” prej autorëve të vjetër grekë), të cilëve u përkisnin edhe banorët e Maqedonisë së lashtë dhe historia e saj.

Në traditën popullore shqiptare dhe në trashëgiminë historike ai jepet kryesisht si mbreti Leka i Madh. Këtë shndërrim të emrit në gjuhën shqipe nga Aleksandri i Madh në Leka i Madh e ka shprehur mjaft qartë Pjetër Bogdani në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, duke e shkruar italisht “Alessandro Magno” dhe shqip “Leka i Madh” .

Në burimet historike, që njihen deri tani, del se emri Lekë është përdorur nga shqiptarët që në shek.XI . Krahas emrit Lekë, që është përkujtim i Aleksandrit të Madh, është përhapur gjatë shekujve të mesjetës edhe emri Llesh që ka lidhje me shenjtorin Aleksandër (Shën Lleshi). Lekë, si variant i shkurtuar i emrit Aleksandër, është emër i fondit të antroponimisë kombëtare të përdorur gjerësisht prej shqiptarëve gjatë shekujve të mesjetës, kudo që ata kanë banuar, si në trojet e tyre amtare ashtu edhe në diasporë.

Lekë është ruajtur si emërtim i banorëve (lekët) të krahinës së Mbishkodrës dhe Leknia si emër i krahinës që shtrihet si një brez i gjerë gjatë bregut jugor të lumit Drin . Toponime me emrin Lekë gjenden kudo në trojet shqiptare, si për shembull fshatrat Lekaj në Kavajë, Lekasi në Opar të Korçës, Lekli në Tepelenë etj .

Që emrat e njerëzve kanë kaluar në emra vendesh, kjo dëshmohet edhe në “Regjistrin kadastral osman të Sanxhakut të Ohrit të vitit 1583”. Banorët e krahinat shqiptare që njihen me emërtimin “Nëntë malet e Gegëve” , sipas regjistrit të mësipërm, fjalën gegë e kanë pasur si emërtim mbizotërues , nga e cila ka lindur makrotoponimia Gegni.

Fjala gegë është përdorur edhe në Shqipërinë e Poshtme si emër njerëzish dhe si emër vendi, si p.sh. fshati Gegë në veri të Beratit17. Dëshmia më e hershme e shkruar për përkujtimin e Aleksandrit të Madh prej shqiptarëve i përket gjysmës së parë të shek.XIV. Ajo gjendet në vëllimin monumental “Statutet e Shkodrës të gjysmës së parë të shek.XIV” .

Statutin e tyre mesjetar, që në kohën osmane u quajtën kanune, shkodranët e kanë lidhur me emrin e Aleksandrit të Madh. “Privilegji i Aleksandrit të Madh”, edhe pse nuk ka bazë historike, është dokument i dorës së parë që është shkruar gjatë shekujve të mesjetës.

Ky ‘privilegj” dëshmon se te banorët e Shkodrës në shek.XIV-XV është ruajtur në kujtesën e tyre historike se para 18 shekujsh Leka i Madh ishte sundimtar shumë i fuqishëm (rrjedhimisht edhe legjislator i madh), i cili, sipas dëshirave të krijuesve të këtij “privilegjit”, u kishte dhënë shkodranëve lehtësi për të qenë zotëruesit e viseve bregdetare të Adriatikut.

Këtë “privilegj” shkodranët e kanë shfrytëzuar gjatë shekujve të mesjetës për të ruajtur të drejtat e vetëqeverisjes kur pushteti venedikas u shtri në qytetin e tyre, gjithashtu edhe ndaj pushtetit të Balshajve dhe të sundimtarëve të tjerë shqiptarë dhe të huaj. Në rrethanat e një jete politike të trazuar banorët e qytetit të Shkodrës e përhapën dhe e propaganduan mjaft emrin e Aleksandrit të Madh në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Atëherë Shkodra ka qenë qytet mesjetar shumë i rëndësishëm, sepse në të kryqëzoheshin rrugë të shumta tregtare që vinin prej të gjitha viseve të Shqipërisë së Epërme dhe të Mesme. Prandaj edhe përkujtimi për Lekën e Madh nuk u shua në trojet e Shqipërisë së Epërme.

Nga shkodranët ai u ringjall më tej. Sipas një gojëdhëne ata Aleksandrin e Madh e quajnë themeluesin e qytetit të tyre . “Privilegji i Aleksandrit të Madh” i shek.XIV nuk është dëshmi rastësore e përkujtimit të figurës së tij prej shqiptarëve. Burimet historike të shek.XV dhe burimet e mëvonshme japin të dhëna të shumta që dëshmojnë se Aleksandri i Madh është rrënjosur thellë në kujtesën historike të shqiptarëve.

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e ka adhuruar Aleksandrin e Madh. I pajisur me kulturën humaniste të kohës, Skënderbeu, që i përkiste një familjeje fisnike të kulturuar shqiptare dhe me tradita drejtuese në trojet kombëtare, është krenuar me historinë e lashtë e të lavdishme të kombit shqiptar. Heroi ynë Kombëtar ka mbajtur si emër të dytë vetjak emrin e Aleksandrit të Madh, që tek osmanët ka pasur përgjegjësen Iskander (Skënder në gjuhën shqipe).

Në një letër të shkruar prej Skënderbeut në shtator të vitit l46l, krahas rikujtimit të fitoreve të Pirros së Epirit kundër romakëve, ai me krenari ka shkruar edhe për Aleksandrin e Madh, se “të parët tanë.. .me Aleksandrin shkuan deri në Indi”. Gjithashtu edhe simbolin e stemës së Aleksandrit të Madh, diellin në trajtën e një ylli me tetë cepa, Skënderbeu e ka vënë në vulën dhe në stemën zyrtare të shtetit shqiptar që ai krijoi.

Në stemën e Filipit II të Maqedonisë, dielli është dhënë në trajtën e një ylli me 16 cepa . Stemën me yllin, si simbol të diellit, Skënderbeu do ta ketë njohur prej monedhave të vjetra të prera në kohën e Aleksandrit të Madh, të cilat, siç kanë shkruar udhëtarët e huaj, deri vonë janë përdorur masivisht e me adhurim si hajmali prej shqiptarëve .

Këto monedha janë prerë edhe pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe janë zbuluar shumë në trojet shqiptare, si në afërsi të Maliqit (Hija e Korbit), në Holm, Apolloni, Pogradec, Dimal, Ersekë, Leshnicë e Sipërme, Selcë, Irmaj etj . Dielli është adhuruar prej shqiptarëve dhe simboli i tij del rëndom në zbukurimet e bizhuterive, të veshjeve etj. Ylli, si simbol i diellit, është vendosur dy herë në vulën e madhe të Skënderbeut.

Deri sot, përshkrimi i kësaj vule është bërë sipas gjurmës së saj në dyllin e një letre të Skënderbeut të 13 qershorit të vitit 1458 që ndodhet në Arkivin Historik të Dubrovnikut. Hedhje në vizatim e gjurmës së vulës të kësaj letre është bërë nga shkencëtari sllovak Pavël Jozef Shafarik (P.J.af në mesin e shek.XIX, kur dylli i kësaj letre ruante më mirë se sot gjurmën e vulës. Përshkrim dhe vizatim sipas një vështrimi të drejtpërdrejtë ka bërë për gjurmën e vulës së madhe të Skënderbeut Tefik Geci në vitet 60 të shek.XX.

Ai ka përmendur me këtë rast edhe dëmtimin që ka pësuar dylli i vulës së letrës së Skënderbeut gjatë kalimit të saj nga arkivi në arkiv (Dubrovnik, Vjenë, Beograd, Vjenë, Dubrovnik) .

Ajo që bie në sy është se të tre vizatimet e gjurmës së vulës së madhe të Skënderbeut kanë ndryshime midis tyre në rrethin ku është shkruar me shkronja kapitale emri i Heroit tonë Kombëtar, sepse dylli është i dëmtuar dhe emrit familjar të tij i mungojnë dy ose tri shkronjat e fundit. Te Dh. Pilika dhe T. Geci mbiemri i Skenderbeut është dhënë Castriot[ivs], kurse te L. Shllaku Castriot[vs].

Ndryshim tjetër vihet re tek emri mysliman i Heroit. Te Dh. Pilika dhe L. Shllaku është Scendarbigo, kurse tek T. Geci Scendarbic, i cili çuditërisht në tekst e ka dhënë Scendarbigo. Kur e kam vështruar në vitet 1972 dhe 1974 letrën e Skënderbeut në Arkivin e Dubrovnikut, trajta Scendarbic e këtij emri, që e kam pasqyruar në disa botime jo vetëm nga ana gramatikore është e saktë, por edhe nga ana grafike. Pas emrit Scendarbic është një rreth për të shënuar mbarimin e fjalës dhe jo shkronja o që, siç dallohet te emri Georgius, është vezake dhe më e madhe.

Këto ndryshime i ka dalluar edhe Dritan Egro pas vështrimit që ka bërë gjatë shkurtit të vitit 2005 në Arkivin e Dubrovnikut, ku dylli i dëmtuar i letrës së Skënderbeut ruan pjesërisht gjurmën e vulës së tij. Në skicat e botuara për vulën e Skënderbeut ka ndryshime edhe në trajtën e yllit që ndodhet në krye të vulës, pikërisht në rrethin ku është shkruar emri i Heroit. Sipas Dh. Pilikës dhe T. Gecit është një yll me tetë rreze, kurse sipas L. Shllakut është një yll me tetë cepa. Sipas D. Egros tani është vështirë të dallohet në se ylli ka qenë me cepa apo me rreze.

E rëndësishme është që, bashkë me emrin e plotë të Heroit tonë Kombëtar, Georgivs Castriot[vs] Scendarbic, vula e tij ka pasur në krye të rrethit anësor një yll me tetë cepa ose rreze, që është simbol i diellit. Nën yllin e parë dhe midis dy krerëve të shqiponjës së vulës së Skënderbeut është një yll i dytë me gjashtë cepa. Ylli me tetë cepa është midis dy krerëve të shqiponjës edhe në stemën e Kastriotëve.

Për herë të parë e kam njohur yllin me tetë cepa të kësaj steme nga përshkrimi dhe fotografitë që konsulli i nderit i Shqipërisë në Napoli, av. Klaudio Panarela, i ka bërë stemës më 12 prill 2002, sipas kërkesës së ambasadorit shqiptar në Romë, Pëllumb Xhufi. Stema e Kastriotëve, me yllin me tetë cepa, është gdhendur dy herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Konstandinit, që gjyshja e tij dhe gruaja e Heroit tonë Kombëtar, Donika, ia ngriti në Napoli të Italisë në vitin 1500 .

Vula e madhe e Skënderbeut dhe stema e Kastriotëve dëshmojnë se ylli me tetë cepa, si simbol i diellit, ka qenë më i përdorur nga Heroi ynë Kombëtar. Pra duhet pranuar se ylli me tetë cepa është midis dy krerëve të shqiponjës edhe në flamurin e tij.

Shqiponja dykrenore, sipas M. Barlecit, ishte simboli kryesor dhe i hershëm i Kastriotëve . Kjo dëshmon se paraardhësit e Skënderbeut kanë pasur funksione drejtuese të larta në kohën e Perandorisë Bizantine. Në stemën e Kastriotëve, jo rastësisht, gruaja e Skënderbeut, Donika Kastrioti, ka dhënë të skalitura dy kurora mbi krerët e shqiponjës dhe ka shkruar në varrin e nipit të saj, Konstandinit, se ishte “i ndritur prej gjakut e prejardhjes mbretërore dhe perandorake” .

Nga ky epitaf i varrit të djalit të djalit (Gjon Kastriotit) të Skënderbeut del qartë se Kastriotët ishin pasardhës të familjeve të mëdha mbretërore e perandorake. Donika ka vënë në këtë epitaf njërin nga mbiemrat e shumtë të vajzërisë së saj, Kominata (Andronica Cominata) për Komnena, që na lejon se pretendimi për gjakun mbretëror e perandorak të Kastriotëve ka ardhur nga linja e saj, e cila kishte lidhje me familjen perandorake bizantine Komneni.

Edhe në epitafin e vitit 1506, në varrin e vëllait të madh të Konstandinit, Gjergj Kastriotit, ndër të tjera është shënuar se ishte me gjak të pastër perandorak: “I ndritur prej prejardhjes së pastër perandorake”.

Epitafi në varrin e një nipi tjetër të Skënderbeut, Alfonsit, ka qenë vëllai i vogël i Gjergjit e i Konstandinit, që është në manastirin mbretëror San Trinidad të Valencias në Spanjë, e ndriçon më tej dhe e bën më të drejtpërdrejtë e të adresuar pretendimin e Kastriotëve për gjakun e tyre mbretëror e perandorak.

Në fillim të shek.XVI Donika Kastrioti ka qenë në Spanjë bashkë me një nip, Alfonsin, që do ta ketë birësuar si djalë të saj, sepse në epitaf është shënuar si djalë i Skënderbeut.

Alfons Kastrioti ka vdekur në vitin 1503. Në epitafin e varrit të Alfonsit, Skënderbeu është quajtur “Mbret i Shqipërisë” (Rey de Albania).

Gjithashtu është shkruar se Heroi shqiptar “për prejardhjen e tij, vlerën dhe madhështinë e shpirtit, krahasohej me mbretin Aleksandër të Maqedonisë”30. Krahasimi i prejardhjes së gjakut prej Aleksandrit të Madh, jepet tërthorazi edhe nëpërmjet titullit “Dominus” dhe ngjyrës së purpurt të petkave të Skënderbeut.

Titulli zyrtar i Skënderbeut ka qenë “Dominus Albaniae”. “Dominus” tregon pozitën juridike të tij si kryetar shteti dhe “Albania” emrin e shtetit ku ai ka ushtruar pushtetin e vet.

Në letërkëmbimin me burrat e shtetit e me personalitetet politike të kohës së tij, titulli i Skënderbeut “Dominus” si kryetar sovran shteti zakonisht është shoqëruar edhe me fjalë të tjera, si magnificus (i madhërueshëm), illustrissimus (i përndritur), potens (i fuqishëm), princeps (sovran), spectabilis (i shkëlqyeshëm) etj., si edhe, në ndonjë rast, është paraprirë me fjalën e zakonshme të letërkëmbimeve “dominus…” për “zoti…”.

Sipas historianit të shquar rumun Nikolla Jorga “dominus”, si titull pushteti, është i njëjtë me titullin perandor, mbret, kral, si edhe me basileus (basileos ka qenë titulli i pushtetit të Aleksandrit të Madh) .

Sipas Plutarkut, Aleksandri i Madh ka mbajtur petka të purpurta dhe mbretërit e tjerë kanë kërkuar të ngjanin me të edhe me ngjyrën e veshjeve të tyre . Në Perandorinë Bizantine ngjyra e purpurt është simbol i sovranitetit perandorak, si në veshjet perandorake ashtu edhe në flamurin shtetëror.

Dokumentet e kohës dëshmojnë se Skënderbeu ka mbajtur petka të purpurta . Të njëjtën ngjyrë ka edhe fusha e flamurit të Heroit tonë Kombëtar . Adhurimin e Skënderbeut për Aleksandrin e Madh e kanë dhënë në veprat e tyre autorët e hershëm shqiptarë, si Marin Barleci, Frang Bardhi etj., si edhe shumë autorë të huaj. Lidhjen shpirtërore të Skënderbeut me Aleksandrin e Madh e ka dhënë autori i jetëshkrimit më të hershëm të Skënderbeut (1481-1482), peshkopi i Ulqinit Martin Segoni, prej Novobërdës së Kosovës, në titullin e këtij jetëshkrimi: “Rrëfim për Gjergj Kastriotin, i quajtur në gjuhën turke Skënderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh” .

M. Barleti (dhe nën ndikimin e tij të gjithë autorët e tjerë shqiptarë), ka treguar në veprën e tij “Historia e Skënderbeut” se Heroi ynë Kombëtar i është drejtuar bëmave historike dhe jetës së Aleksandrit të Madh për të frymëzuar e për të rritur shkallën e qëndresës heroike të shqiptarëve kundër hordhive osmane . Figura e Aleksandrit të Madh ka mbetur gjithnjë e gjallë në kujtesën historike të shqiptarëve, si në librat e shkruar prej tyre ashtu edhe në krijimtarinë popullore.

Në veprën e tij të parë, “Rrethimi i Shkodrës”, të botuar latinisht në janar të vitit 1505, libri i parë i botuar nga një autor shqiptar, Marin Barleti ka shënuar një gojëdhënë.

Sipas saj qyteti i Shkodrës është themeluar nga Aleksandri i Madh . Kjo gojëdhënë shumë e ngulitur në mendjen e shkodranëve ka vijuar brez pas brez. Ajo është dhënë edhe në botimet e viteve 30 të shek.XVII , si edhe në dokumente të fillimit të shek.XVIII. Sipas këtyre botimeve, meqenëse Aleksandri i Madh kishte themeluar Shkodrën, turqit e quajtën këtë qytet Skenderia, që në gjuhën e tyre do të thotë Aleksandria .

Krahas trajtës Iskenderije , emri i Shkodrës është shkruar osmanisht edhe Iskender . Frang Bardhi është i pari autor që ka shkruar se vendlindja e Aleksandrit të Madh, Pella, ishte Petrela4 . Ky mendim i pasaktë i tij është dhënë pas 50 vjetësh prej Pjetër Bogdanit43 dhe prej hartografit Xhakomo Kanteli, i cili, pas udhëtimeve nëpër Shqipëri, e ka botuar atë si gojëdhënë në hartën e Shqipërisë të botuar prej tij në vitin 1689: “Petrela mbahet si vendlindja e Aleksandrit të Madh” .

Krijimtaria popullore shqiptare e ka përjetësuar figurën e Aleksandrit të Madh edhe me një valle të kërcyer nga 200-300 veta dhe që njihet me emrin “Arnautja”. Sipas përshkrimit të disa autorëve të huaj, kjo valle e kënduar niste me këto fjalë: “Ky është Aleksandri i Madh që nënshtroi gjithë botën”.

Kjo valle, për të cilën ka shkruar hollësisht Nexhat Agolli, është e shek.II dhe ka vijuar të kërcehet nga shqiptarët e Maqedonisë deri në shek.XVIII . Krijimtaria popullore dëshmon se Aleksandri i Madh, si një figurë madhore e historisë kombëtare të shqiptarëve, është përcjellë në kujtesën e tyre historike nga brezi në brez.

Këtë e ka vërtetuar edhe Edit Durham, e cila në vitin 1905 ka shkruar: “Aleksandri i Madh… është ende i gjallë mes njerëzve të vet. Nuk mund ta merrni me mend se sa me pasion flasin për të; gjaku i të parëve u vlon ende në dej” .

Kujtesa e thellë historike për Aleksandrin e Madh bëri që në vitin 1925 qeveria dhe parlamenti shqiptar të caktojë Lekun, të stampuar me portretin e tij, si njësi bazë monetare , të cilin e kemi edhe sot.

Në një shkrim për Aleksandrin e Madh, që kam botuar vitin e kaluar, kam vënë në dukje se emri Lekë te shumë toponime, gojëdhëna e, mbi të gjitha, emri i Lekës në emërtimin e së drejtës dokesore shqiptare, që është përkujtimi më i thellë historik e kulturor që shqiptarët ruajnë gjatë shumë shekujve për një figurë madhore historike, ka të bëjë me Lekën e Madh dhe jo me Lekë Dukagjinin .

Nga shqyrtimi i burimeve historike del se emrin Lekë Dukagjini gjatë shekujve XIV e XV e kanë pasur disa persona dhe që të gjithë kanë qenë figura dytësore në jetën politike e shoqërore të shqiptarëve. Asnjë prej tyre nuk ka lënë gjurmë që të ruhej në kujtesën historike të shqiptarëve brez pas brezi.

Në një dokument të dhjetorit të vitit 1387 përmendet një Lekë Dukagjini me të vëllanë, Palin, që u jepnin raguzanëve siguri për të lëvizur nëpër zotërimet e tyre . Në vitin 1393 Leka dhe i vëllai përmenden si të vdekur . Emrin e Lekës e ka trashëguar një nip i tij i lindur në vitin 1420 dhe që për herë të fundit jepet në vitin 1451 si kundërshtar i Venedikut .

Vëllai i tij Pali i vuri emrin Lekë djalit të tij të parë, veprimtaria e të cilit është më e rëndësishme në krahasim me dy personat e mësipërm, por jo aq sa është pasqyruar në historiografi. Mendimin se emrin e tij e mbante e drejta dokesore shqiptare e ka pasur edhe autori i këtij shkrimi . Dokumentet historike tregojnë se në fillim të nëntorit të vitit 1456, kur emri i tij përmendet për herë të parë, Lekë Dukagjini i kishte marrë me forcë Venedikut kështjellën e Dejës .

Konflikti midis tyre ka vijuar deri në fund të vitit 1458, kur ende i ati, Pali, ishte aktiv në jetën politike e në marrëdhëniet me Venedikun . Sipas dokumenteve veneciane në vitin 1459 Lekë Dukagjini ishte në malësinë e Shatit , në vitin 1463 quhej armik i Venedikut , në vitet 1465 ishte afruar me osmanët dhe në vitin 1469 përgatitej të largohej nga Shqipëria, sepse kërkonte të tërhiqte pasuritë që kishte në Shkodër, kurse Venediku nuk donte ta pranonte se ishte afruar sërish me osmanët .

Pas pushtimit të Shkodrës nga osmanët (1479), Leka dhe i vëllai i tij, Nikolla, mërguan në Itali dhe u kthyen në vitin 1481 për të çliruar zotërimet e Dukagjinëve nga pushtuesit osmanë. Dokumentet përmendin vetëm kthimin në Shqipëri të të vëllait, Nikollës, dhe më pas të Lekës bashkë me Gjon Gjurashin (Cërnojeviçin) .

Dokumentet e kohës heshtin për fatin e mëtejshëm të tij. Po sipas dokumenteve, dy pinjollë të tjerë të familjes Dukagjini, Nikolla dhe Pali, kanë qenë personazhet më të rëndësishme të kësaj familjeje gjatë shek.XV, që kanë lënë gjurmë në jetën politike shqiptare të kohës.

Emri i Nikollë Dukagjinit del për herë të parë në vitin 1409, në fillim të viteve 30, në luftën kundër serbëve e osmanëve që i dëbon ata nga kështjella e Dejës. Më pas, merr pjesë në kryengritjen çlirimtare të vitit 1443 në Kuvendin e Lezhës etj. Bashkë me Skënderbeun përfaqësuan Besëlidhjen Shqiptare në bisedimet për nënshkrimin më 4 tetor të vitit 1448 e Traktatit të Paqes me Venedikun.

Në nderim të Nikollë Dukagjinit, sipas M. Barlecit, shqiptarët i ngritën atij një monument në Prizren . Përveç dokumenteve të shek.XV, në mënyrë episodike, Lekë Dukagjini është përmendur edhe nga M. Barleci .

Episodi dramatik i dhënë nga M. Barleci për njoftimin që Lekë Dukagjini u ka bërë lezhjanëve për vdekjen e Skënderbeut, ka ndikuar më shumë se çdo veprimtari tjetër politike që figura e Lekë Dukagjinit të zërë vend në veprat e autorëve të mëvonshëm.

Ndër ta do të veçonim Frang Bardhin, i cili në qershor të vitit 1637 ka shkruar për dukagjinasit: “Sipas zakonit të të moçëmve, ndër gostitë e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të tyre të mëdhenj dhe sidomos të të pathyeshmit zotit Gjergj Kastriotit, të thanunit Skënderbe, dhe të të përndriturit zot Lekë Dukagjinit, princit dhe zotërisë së tyre” . Këngët i janë kënduar Lekës, kurse njëjtësimi (identifikimi) i emrit të personazhit të këngëve popullore me Lekë Dukagjinin, duhet të jetë bërë nga Frang Bardhi, i cili, kur hartoi apologjinë e tij për Skënderbeun, është mbështetur kryesisht në veprën e M. Barlecit .

Autorët e tjerë të vjetër, që nuk kanë qenë nën ndikimin e veprës së M. Barlecit, nuk e përmendin emrin e Lekë Dukagjinit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me toponimet dhe me gojëdhënat. Në “Hartën arkeologjike dhe etnografike të Vilajetit të Shkodrës”, që ka botuar Franc Nopça, në vitin 1909, janë shënuar disa kështjella të emërtuara “Kalaja e Lekës” . Të njëjtën gjë dëshmojnë edhe 36 toponimet e gojëdhënat e botuara nga Qemal Haxhihasani për Lekë Dukagjinin .

Prej tyre vetëm 6 kanë emërtimin Lekë Dukagjini , 28 kanë emërtimin Lekë, kurse dy nuk e japin fare emrin. Në gjashtë gojëdhëna të tjera, kur flitet për “Kanunin e Skënderbeut”, jepet vetëm “Kanuni i Lekës” dhe asnjëherë Kanuni i Lekë Dukagjinit. Nga botimi i Q. Haxhihasanit del qartë se tradita popullore përmend përgjithësisht emërtimin Lekë, kurse identifikimi i tij me Lekë Dukagjinin është më i vonë dhe është bërë nën ndikimin e botimeve të ndryshme.

Çështja e përcaktimit të një figure historike ka rëndësi të bëhet drejt, jo vetëm në toponimi e në gojëdhënat popullore, por sidomos, kur ajo ka lidhje me një trashëgim shumë të lashtë kulturor, siç është e drejta dokesore shqiptare. E drejta dokesore ose kanuni është një monument madhështor për historinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Gjuha shqipe, e drejta dokesore dhe trashëgimia kulturore pagane janë faktorë vendimtarë për ruajtjen e identitetit dhe të njësisë kombëtare të shqiptarëve. E drejta dokesore ka udhëhequr jetën shoqërore të shqiptarëve dhe ka qëndruar mbi besimet e ndryshme fetare. “Këto ligje janë të njëjta për të gjithë: ndryshimi i fesë nuk ndryshon gjë… Barazia e të drejtave është e plotë për të gjithë pa dallim: Doket e zakonet sigurojnë vazhdimin e zbatimit më të imët’ të tyre. Kështu ka shkruar rilindasi ynë i madh, Pashko Vasa, në veprën e tij “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” , e cila, në vitin 1879 e më pas, gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, është botuar në disa gjuhë kryesore të Evropës.

Së drejtës dokësore i është nënshtruar në trojet shqiptare edhe e drejta kishtare .

Edit Durhami ka shkruar: “Ndër shqiptarë shprehja “Kështu ka thënë Leka ” ka më tepër forcë se sa dhjetë porositë e Biblës. Mësimet e Islamit e të Krishterimit, ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t i nënshtrohen Kanunit të Lekës”.

Në dokumentet mesjetare dhe të periudhave të mëvonshme jepen raste të shumta, kur klerikët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare, të ndodhur përballë zgjidhjeve të çështjeve shoqërore sipas normave të të dy të drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjë i kanë dhënë përparësi së drejtës dokesore, sepse ajo ka ardhur si trashëgim i vyer i kulturës shqiptare që nga lashtësia e tyre e kohës pagane.

Ritet e besimeve pagane janë shumë të lashta, autoktone dhe të përbashkëta për të gjithë shqiptarët. Ato janë rrënjosur thellë në vetëdijen e shqiptarëve dhe gjithnjë janë praktikuar në jetën e përditshme me përkushtim të thellë. Ato nuk janë zëvendësuar plotësisht as nga ritet fetare monoteiste (kristiane e islame), që u përhapën edhe në trojet shqiptare.

Që nga shek.XIX e drejta dokesore shqiptare tërhoqi vëmendjen e studiuesve të huaj dhe gjithnjë e më shumë është bërë objekt studimi për albanologë të huaj e shqiptarë. Si studime më të rëndësishme për të drejtën dokesore, të bëra nga autorët shqiptarë kohët e fundit, do të veçonim Hyrjen e vëllimit “E drejta zakonore shqiptare 1 (Tiranë, 1989), botimet “Vetëqeverisja e Mirditës” (Tiranë, 1996) e “Për kanunin” (Tiranë, 2003) të Pal Doçit dhe, sidomos, monografinë e Ismet Elezit “Njohuri për të drejtën zakonore mbarëshqiptare” (Prishtinë, 2003).

Në krye të studiuesve të së drejtës dokesore shqiptare ka vend të meritueshëm kleriku atdhetar Shtjefën Gjeçovi, i cili vitet e jetës së tij ia kushtoi mbledhjes, hulumtimit dhe përgatitjes së saj për botim. Ai e kishte emërtuar “Kanuni i Maleve”72.

Vepra madhore e tij u botua e plotë pas vdekjes së Sh. Gjeçovit, në vitin 1933 në Shkodër, me titullin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Kjo vepër është ribotuar disa herë në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Krahas ribotimeve të shumta të veprës së Sh. Gjeçovit, e drejta dokesore shqiptare është mbledhur e kodifikuar edhe nga dom Frano Illia dhe është botuar prej tij në vitin 1993 me titull “Kanuni i Skanderbegut”.

Edhe Xhemal Meçi ka dhënë dy botime të kësaj të drejte dokesore, “Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës” (1997) dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës” (2002). Botimet e mësipërme të drejtën dokesore shqiptare e kanë lidhur që në titull me figurat historike të shek.XV, me Skënderbeun dhe me Lekë Dukagjinin. Kështu, formalisht, është kufizuar shumë shtrirja dhe prejardhja e hershme mbarëshqiptare e saj.

Kufizim kohor japin gjithashtu edhe emërtimet me fjalët “kanun” dhe “e drejtë zakonore”. Më i saktë se fjalët e huaja e më të vona kanun e zakon është togfjalëshi “e drejtë dokesore”. E. Çabej fjalën doket e jep si emër foljor të gegërishtes verilindore për duket, që i përgjigjet pjesores dukë.

Në dokumentet e mesjetës dhe në dokumente më të vona fjala dukë është përdorur shumë si emër vetjak e familjar prej shqiptarëve, kudo që ata kanë banuar, në trevat e tyre e në diasporë.

Ky është një emër i hershëm i fondit të antroponimisë kombëtare shqiptare me kuptimin: dukje, pamje e hijshme e njeriut. E drejta dokesore, ashtu si edhe gjuha shqipe, janë trashëgimi shumë e lashtë. Në të drejtën dokesore ndërthuret dhe pasqyrohet tradita e vetorganizimit shoqëror parashtetëror me legjislacionin shtetëror të kohëve më të vona, duke përfshirë edhe norma të trashëguara nga e drejta romake.

Disa norma të së drejtës dokesore kanë evoluar gjatë shekujve në përshtatje me zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe ato nuk kanë qenë vepër e individëve të veçantë, por e bashkësive të mëdha shoqërore, të miratuara nëpër kuvendet e tyre. Prandaj, në të drejtën dokesore vihen re edhe elemente vendore dalluese, që janë dytësore në krahasim me normat e përbashkëta kombëtare të saj.

Përbashkësia mbarëshqiptare e së drejtës dokesore dhe elementet dalluese vendore shkojnë krahas me gjuhën shqipe si e tërë, e cila ka dialektet, nëndialektet dhe të folmet e saj.

Është krejt e natyrshme që e drejta dokesore, edhe pse është krijesë kulturore anonime mbarëshqiptare, në traditën popullore ajo është e lidhur me emrat e figurave të shquara të historisë sonë kombëtare dhe me personazhe vendore të periudhave historike të hershme dhe të kohëve më të vona.

E drejta dokesore shqiptare, si për lexuesit e zakonshëm madje, edhe për studiuesit e saj, do të ishte më e drejtë të jepej me titull të papersonalizuar, sepse ajo është trashëgimi anonime shumë e lashtë kulturore e popullit shqiptar.

Botimi i saj me titullin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është vënë nga botuesit dhe bie ndesh jo vetëm me të vertetën shkencore, por edhe me traditën historike vendore dhe mbarëshqiptare.

Tradita historiko-shoqërore e krahinave ku është mbledhur e drejta dokesore shqiptare dhe që është botuar me titujt “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dhe “Kanuni i Skënderbeut”, nuk e lidh atë me emrat e mësipërm vetjakë, siç kanë vepruar botuesit e tij.

Në vitin 1916 albanologu i shquar Ludvig Taloci ka treguar qartë se shqiptarët të drejtën dokesore të tyre e kan emërtuar “Kanuni i Lekës” . Ai thotë gjithashtu se ka dy mendime për personazhin historik që jep emri Lekë i Kanunit: një palë mendon se është Aleksandri i Madh, kurse pala tjetër mendon për Lekë Dukagjinin .

Në vitin 1944 Zef Valentini ka shkruar për emërtimin e kanunit: “Tash quhet fjesht Kanuni i Malevet, o Kanuni i Lekës, ose Kanuni i Dukagjinit; a u quejt që më parë edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, a po asht ky nji kontaminacion burimi kulturuer, nuk mund e vertetova” . Edhe autorë të tjerë, si Xh. Kasteleti, Rrok Zojzi, Ismet Elezi, Pal Doçi etj. i kanë kushtuar vëmendje emërtimit të së drejtës dokesore .

Rrok Zojzi ka shkruar se Kanuni i Lekës është shtrirë në veri mbi Kelmend “deri në Novi Pazar, në kufi me Bosnjën” . Në librat e tij “Vetëqeverisja e Mirditës” (Tiranë, 1996) dhe “Për kanunin” (Tiranë, 2003) Pal Doçi me të drejtë kundërshton emërtimin e së drejtës dokesore si “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dhe “Kanuni i Skënderbeut”.

Sipas gjurmimeve vetjake ai më ka pohuar se në Shpat e Çermenikë të Elbasanit, në Polis të Librazhdit e deri në Rrajcë të Përrenjasit pleqtë thonë se “ndanin kuvend” sipas “Kanunit të Lekës”. Edhe etnologu Mark Tirta më ka pohuar të njëjtën gjë, se banorët e trojeve të Shqipërisë së Epërme e të Mesme dhe deri në brigjet e liqenit të Ohrit kanë pasur si emërtim të tyre më të hershëm për të drejtën dokesore togfjalëshin “Kanuni i Lekës”. Ismet Elezi, sipas saktësimit gojor që më ka bërë, emërtimin “Kanunu i Lekës” e ka gjetur me shtrirje nga Fushë-Kosova deri në Kurvelesh e Himarë .

Këtë dëshmon edhe botimi i sipërpërmendur i Q. Haxhihasanit me tregime e këngë popullore për Skënderbeun. Emërtimi i mëvonshëm “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është sajesë kryesisht e gjurmuesve, e studiuesve të mëpastajmë të së drejtës dokesore dhe të njerëzve amatorë.

Përdorimi i gjerë i emrit të Lekës për të drejtën dokesore shqiptare nga banorët e Shqipërisë së Epërme e të Mesme, madje jo vetëm në këtë pjesë të trojeve shqiptare, nuk është i rastit. Në këto treva ky emër përmendet në shumë gojëdhëna dhe atë e mbajnë disa kështjella e shumë toponime të tjera.

Disa gojëdhëna, që flasin për norma të së drejtës dokesore, Lekën e përmendin si bashkëkohës të Skënderbeut, pra kemi të bëjmë me një personazh historik të shek.XV. Ashtu si shumë norma të së drejtës dokesore që janë krijuar gjatë përiudhave të ndryshme historike, edhe personazhet e gojëdhënave u përkasin kohëve të ndryshme historike.

Madje në disa gojëdhëna Skënderbeu dhe Leka kanë qëndrime të ndryshme për zbatimin e së drejtës dokesore shqiptare. Këto ndryshime dëshmojnë për përshtatjen e normave të së drejtës dokesore në mjedise shoqërore më të vona, prandaj ato janë lidhur me emrin e Skënderbeut.

Emri i Skënderbeut në gojëdhëna për norma të së drejtës dokesore dëshmon se e drejta dokesore, si një trashëgimi historike, ka qenë natyrshëm në themel të veprimtarisë shoqërore dhe të legjislacionit shtetëror të shqiptarëve gjatë shek.XV. Kjo pasqyrohet edhe në zbatimin e institucionit të besës prej Heroit tonë Kombëtar .

Emri i Lekës në lidhje me të drejtën dokesore, toponiminë e me gojëdhënat ka përhapje shumë të gjerë në Shqipërinë e Epërme e të Mesme. Kjo shtrirje gjeografike është shumë herë më e madhe se sa zotërimet e familjes fisnike të Dukagjinëve gjatë mesjetës. Emri i Lekës përfshin edhe zotërimet e familjeve aristokrate shumë më të fuqishme e me rol shumë më të madh në historinë tonë mesjetare se sa Dukagjinët, siç janë Kastriotët, Balshajt, Topiajt e Arianitët.

Edhe në antroponiminë mesjetare emri Lekë është përdorur shumë shpesh nga të gjithë shqiptarët, kudo që kanë banuar, sidomos në trevat e Shqipërisë së Epërme dhe të Mesme. Periudha e mesjetës në historinë shqiptare nuk ka dhënë ndonjë personazh historik të shquar me emrin Lekë, që të kishte ndikim të fuqishëm në botën shqiptare dhe të linte gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen kombëtare të tyre, sa që emri i tij të lidhej me të drejtën dokesore, me gojëdhënat dhe me toponimet e shumta të Shqipërisë së Epërme e të Mesme.

Prandaj vështrimi i studiuesve lipset të shtrihet në një kohë më të hershme të historisë së shqiptarëve, në lashtësinë e tyre. Dhe kjo është koha e Aleksandrit të Madh, kujtimi dhe emri i të cilit është ruajtur i pashlyer në kujtesën historike të shqiptarëve. Shtjefën Gjeçovi ka lënë një dëshmi shumë të rëndësishme se “Kanuni i Pirrit” ka qenë emërtimi më i hershëm i së drejtës dokesore të përdorur prej banorëve të Shqipërisë së Poshtme.

Ky emërtim lidhet me mbretin Pirro të Epirit.

Kurse emërtimi “Kanuni i Lekës” për të drejtën dokesore shqiptare ka qenë emërtim më i hershëm, shumë i rrënjosur e i përdorur në Shqipërinë e Epërme, të Mesme dhe në vise të gjera të Shqipërisë së Poshtme.

Statutet e Shkodrës dëshmojnë se, që në mesjetë, banorët e një qyteti shumë të rëndësishëm shqiptar e kanë lidhur legjislacionin për organizimin e veprimtarinë e jetës së tyre me emrin e Aleksandrit të Madh.

Emri Lekë në shumë toponime, gojëdhëna e, mbi të gjitha, emri i Lekës në emërtimin e së drejtës dokesore shqiptare është ruajtja më e thellë në kujtesën historike të shqiptarëve për Aleksandrin e Madh