Sunday, September 3, 2017

Ja si shkruan Mihal Grameno ne librin e tij "Kryengritja Shqiptare.

Ja si shkruan Mihal Grameno ne librin e tij "Kryengritja Shqiptare" faqe 187-188:

"...Dy here vajten ne Gjirokaster Haredini me Asllanin per te vrare Bimbashin, po mjerisht nuk paten fatin, meqene qe nuk e gjetne. Kur deshen te vinin te dyten here na ngjajti nje episod. Laberit, d.m.th. shoket t'ane, kishin biseduar vecanerisht e kishin vendosur qe Bimbashin t'a vrasin laberit...Domosdo e pranuam kete vendim dhe kete barre e muar persiper Hito Lekdushi ma Bajram Prongjine !!
Me tej Mihali vazhdon: "...Ishte dite e hene 25 shkurt 1908, dite tregu kur u nisne Hitoja me Bajramin per ne Gjirokaster, si u veshne me rroba tregtari. Pas pllanit qe kishim bere, ata hyne me oren 8 ne qytet, Selfua me Haredine vane me oren 9 ndane qytetit edhe Qenani me Asllane, vane ne qimitir e krishtereve per te mbrojtur shoket kur te dalin nga qyteti. Cercizi une , Abdyli, Myftari dhe Pirrua qendruam ne breg te mpronim shoket nga ushtria kur t'i ndiqte.

Pllani ishte fort bukur pregatitur, prandaj syte edhe veshet i kishim qepur permbi Gjirokaster, duke pritur me padurim fershellimen e pushkes. Cdo sekunde per neve ishte nje mot edhe cdo levizje e vogel, qe te behesh, na rrihte zemra. Me oren 11.15 kohe e drekes, degjojme te shtena pushke edhe pas pak sekondash shohim Hiton me Bajramin te dalin nga qyteti duke rendur me gjashtaret(revolet) ne dore"...

Vrasja e Bimbashit u prit me nje gezim te patrguar nga ana e gjithe popullit, i cili na uronte nga thelbi i zemres, se muntme ta shpetojme prej nje turku te lik edhe tiran, qe tmerronte popullin, me faj ose pa faj, meqenese qe ishte nje shqiptaroman i math! (faqe 189). Me tej ai pershkruan luften e ashper qe u zhvillua midis Cetes e cila mbronte terheqjen e dy trimave atentatore Hitos dhe Bajramit nga qyteti, xhandaret dhe policine qe i ndiqte, Mihali shkruan: "...Kjo lufte mbajti 2 ore, pastaj me tu mbledhur qe te gjithe, puthme trimat qe na nderuan neve dhe gjithe kombin...!

No comments:

Post a Comment