Tërë natën e 27 qershorit 1944 burrat rrinin me pushkë në dorë,kur panë në Gallata ( xhade kryesore) në Paramithi.që u futën ushtarët e Zervës.të armatosur mirë.Pa le kishin marë dhe disa të shitur, cam të krishterë, për të na ngatërruar e përzier me ne si kundërshtarë.e përcarë vetë camërit.por këta atë ditë, tirpërian vetë Sulin,sa i mohuan dhe njërëzit e tyre.Gjermanët sapo ishin larguar. Nuk e prisnim nga Grekët, sepse të themi të drejtën me popullësinë Greke kemi shkuar në paqe e miqësi, por e keqja na vinte nga lart. Del Dhespoti i Paramithisë, përpara shkollës së madhe dhe me altoparlant bën thirrje; " Jemi vëllezër,armiqësi nuk kemi.Të gjithë burrat 13 -90 vjec të mblidhen në shkollë. Kështu u bë. Vajtën në shkollë dhe u futën brënda. Mbasdite i mbyllën me kyc të gjitha dyert. Babai dhe xhaxhai nuk u futën në shkollë, dhe as nuk erdhën në mbledhje sepse e kuptuan dredhinë e Grekeve.Të parët e tyre i kishin mësuar që të mos i zinin besë asnjëherë grekerve. Megjithëse në shtëpinë e Dinejve vunë një letër me shënimim ; " Kjo familje te mos preket" (do e them pse e bënë) Mëhalla rreth shtëpisë tonë, kur e panë këtë shënim. dhe nga frika, u strehuan aty të gjitha gratë,vajzat dhe nuset e reja.për tu mbrojtur.Në kohën e gjermanëve, dihet që jepeshin urdhra, se po të vritej një gjerman, do të ekzekutoheshin 5 vëndas. Ndodhi që u vranë disa gjermanë, dhe ata morën 49 grekër dhe i vranë, Në mes tyre ishte dhe familja e Thanas Raftit. me të cilin familja jonë kishte miqësi. Babai me shumë lutje bëri cmos që ti shpëtonte jetën ,por gjermanët nuk dëgjuan dhe vranë Thanasin, ndërsa tjetrin Nikolla Raftin e fshehëm 7 ditë e 7 netë në shtepinë tonë. Pra këta49 greke i vrau gjermani. Acarimi i Grekëve u be ndaj nesh. Të gjithë Grekërit që ishin pjestarë të këtyre familjeve cfarë nuk bën ,kunder nesh. në Paramithi. Pra kur u larguan Gjermanët,erdhi Zerva ku ju dha liri veprimi për të bërë cfarë të donin për 5 ditë e netë. ku në krye ishin me zervistët familjet e 49 vetave të vrarë, me fytyra si bishë, për të marrë " hak " në mënyrën më mizore,Vrisnin vetëm me thika, sëpata, me shishe të thyera, me kondak dyfeku, me varje''----- rrallë me plumb. Ka qënë e martë atë ditë ....... e zezë e tmerrëshme. Të enjten u mbyll Eh!Cfarë hoqëm
Vazhdon,...
Marrë nga " Camëria Denoncon"
Friday, August 25, 2017
Fillimet e masakrave në Çamëri 1944. Pjesa e parë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment