Sunday, August 27, 2017

Tmerre! Fillimet e masakrave në Çamëri Pjesa e dytë

Tmerre!
Morëm rrugët, Ecja e tmerruar. Pashë Myftiun e therur,gjak kudo.Mar rrugën për te Tahir Becos.(quheshin pronat e livadheve) Aty po ecnim për tu mbrojtur.,ishim pa ngrënë. pa pirë, vetëm njërëz të vrarë kishte përpara. ..Aty takoj teton time Adile Dinon. ( Ablla) i flisnim. me gjithë nusen e dajos, Nazo Dino. (gruaja e Hasan Dinos që nuk kishte as dy muaj martuar) Në kurriz tetoja mbante djalin 5 vjecar,sot është gjallë.Afër tyre ishin dy andartë greke, që kishin torturuar teton dhe nusen e dajës tim. Kur dalloj njërën nga këto dhe me vrap shkoj e tmerruar, por c' të shoh.aty pranë rrinte në këmbë Janis Vllakaqis, i gjatë dhe me mustaqe të zeza, i veshur ushtar. i cili tek koka e tyre ju thoshte ; Ecni shpejt se do ju vrad. Pranë këtyre ishte edhe gruaja e Muhamet Dirit Në atë kohë për të ecur më shpejt, se ( ndryshe të thernin e të linin në vënd) i thotë nusja e dajos; Mos.mos, Janis është e sëmurë nga stomaku. (për tezen time) I thotë ai ; Do ja shëroj unë stomakun.Në atë kohë që nusja e dajos,me zor e mbante këtë plakë të sëmurë nga stomaku që të mos ngelej në vënd.,duke patur edhe fëmijën e vet në kurriz,i lutet përsëri këtyre katilëve grekë....Por " qirjes Janis" i bie me kondak të dyfekut në stomak, ...Ec! I thotë, Kur e panë që ajo u këput në vënd, grekët i morën edhe florinjtë, dhe e plasën në mes të rrugës, gjysëm të vdekur. pastaj vazhduan rrugën duke na kërcënuar ne të tjerave. Mezi u afruam dhe u shpërndamë në shtëpitë tona. Dita e mërkurë, fundi i kasaphanës të qershorit 44. Mbasi natën ishim strehuar në një shpellë, kthimi jonë ishte gjysëm i vdekur.Në shtëpi cfarë gjej?,,

No comments:

Post a Comment