NA LUFTOJMË,
E NDOSHTA NUK E GËZOJMË,
POR ATA QË VINË MBAS NESH
KAN ME I GJET SHEJET TONA.
"HASAN PRISHTINA"
"NJË ndër të parët që do marrë në dorë Flamurin e Revolucionit, ndofta i pari ndër të parët do të jem unë".
Ne 13 gusht te vitit 1933 u vra pa besisht Atdhetari Hasan Prishtina.
Vrasja u krye në orën 2 pasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhaneja “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të pa përshkruar mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.
No comments:
Post a Comment