NGA ZERVISTAT NJË MOS MBETË!
Viti më dizet e katër,
korriku katërmbëdhjetë,
nga zervistat një mos mbetë,
na nisnë muharrebetë,
të ndjekin çamët e shkretë.
Vranë grua, djalë e plak,
e mbushën vëndin me gjakë.
Çamët 'e mjerë pa armë,
ikën e lëshuan vatanë.
Në Qafë të Glloboçarit,
hodha sit prej Luaratit,
në mes ngrihej flak e zjarrit,
në shtëpit e Sulejmanit,
haj medet fati vatanit,
e lajm në thojt e dushmanit.
Në pusi i Tahir Çaparit,
mbledhur zagarë të e Frarit,
ata që na dojnë fshanë,
që bënë gurë Luaranë.
Mbeti Çamëria, mbeti,
për neve u bë gazepi.
"Luarat-Margëllëç, 1955
No comments:
Post a Comment