Thursday, August 17, 2017

Petro Nini Luarasi, Martiri i Shkollës dhe Gjuhës Shqipe

Petro Nini Luarasi,
Martiri i Shkollës dhe Gjuhës Shqipe.

17 Gusht 1911-Vdes i helmuar nga qarqet shoviniste greke, Petro Nini Luarasi, personalitet i Rilindjes sonë Kombëtare.
Ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog,  Mësues i Popullit.
Ishte nxënës ne shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi. Punoi mësues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi Gjuhën Shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën Shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat Shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe Mësues i Mësonjëtores së parë Shqipe të Korçës dhe më vonë i Shkollës së Negovanit(1909-1911). Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante"Vëllazëria e Shqipërisë ". Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit(1908). Për veprimtarinë Atdhetare, Arsimore e Shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 Gusht të vitit 1911.

No comments:

Post a Comment