Sunday, August 27, 2017

POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:

-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë thyeji!

Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s'í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin.

Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe iu drejtua të birit:

-Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.

Gjini i theu të gjitha.

As më i fuqishmi nga ju ,-tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni!".

Trimat nxorën shpatat dhe thirrën:

Betohemi!

Luftërat për liri vazhduan edhe pas vdekjes së Skënderbeut.

No comments:

Post a Comment