Wednesday, July 26, 2017

Ekskluzive: Grekët ‘humbën’ në shek. II-të para Krishtit

Ekskluzive: Grekët ‘humbën’ në shek. II-të para Krishtit

 

Altin Kocaqi

Asnjë luftë, asnjë kryengritje, asnjë hero dhe asnjë Perandor Grek nga shek II para Krishtit dhe deri në krijimin e kombit Grek nga Gjermania. Në shek. V-të Greqia del e banuar nga shqiptarët. Ku shkuan Grekët?

Konstandin Sathas: Ishin shqiptarët e jo sllavët ata që e kolonizuan Greqinë në shek V-VI es.

Konstandin Paparigopulos: Mësime të tilla duhet të ua lëm të huajëve. Si shkencëtar nuk them se nuk ka ndodhur kështu…por si grek?!.

Krijimi i kombit Grek nga Perëndimi hasi jo vetëm në pengesën e popullsisë jo greke që e banonte ‘Sterea Elladën’’ por dhe në mungesën historike të këtij kombi nga shek. II para Krishtit dhe deri në kohën kur u krijua. Nuk ka asnjë kryengritje greke në këtë periudhë, asnjë levizje të drejtuar nga ndonjë hero dhe as gjurmë të tjera që do tregonin identitin grek. Roma e ruajti greqishten si gjuhën e gjyqeve vendore ndërsa Perandoria Romake e Lindjes e bëri gjuhën e administratës. Me këtë gjuhë merrej vesh siriani, bullgari, gjermani që jetonte në Perandorinë Romake të Lindjes por askush nga ata nuk ishte grek. Asnjë perandorë i Perandorisë Romake të Lindjes nuk ishte grek dhe askush nga ata nuk e quajti veten bizantinë. Në këto kushte kur krijohej kombi grek pati përplasje midis shkencës dhe nacionalizmit në shkencë. Natyrisht triumfoj nacionalizmi dhe jo e vërteta. Ja si rrodhi historia të cilën unë e kam rindërtuar nga një permbledhje artikujsh të botuar ’Revistën Elektronike’ ‘Eleftheri Erevna’, në gjuhën greke:

‘’Në vitin 1887 Konstandin Sathas arriti tërësisht të mohojë karakterin grek të ‘Bizantit’. Ky akt solli zemërimin e Paparrigopoulos. Idetë e Sathas, për arsye se qendronin kundër teorisë së qytetërimit greko-kristian, ndeshën një reagimin të ashpër nga promotori themelimit të ideologjisë së prejardhjes hellenokristiane: Konstandin Paparrigopoulos. Rezultati i të gjitha këtyre perplasjeve ishte miratimi i teorive të Paparrigopoulos nga shteti i komunitetit ortodoks duke e eleminuar plotësisht projektin madh të Sathas, i cili ende mbetet i pabotuar.

Me librin “Historia e Kombit Grek” i Konstandini Paparrigopoulos vuri themeli i ideologjisë zyrtare të shtetit të ellinokristian. Paparrigopoulos kishte qënë i paanshëm kur shkruante për periudha të tjera historike por kur arrin tek Perandoria Romake e Lindjes, e njohur abuzivisht si “bizanti”, e paraqet atë si ‘Perandori Greke’ e cila u ndërprerë për shkak të sundimit Osman më 1453 dhe përfundoj më krijimin e shtetit modern grek në 1821.

Në vitin 1875 Sathas pati një shfaqje shumë të suksesshme me kolegun Emil Legkrant, i njohur tashmë për publikimin edicionit të parë të performancës ‘Diogenis Akritas’. Në parathënie Sathas thekson rëndësinë e teksteve të tilla dhe ‘’i këshillon dijetarët të kthehen në studime të ngjashme’’. Menjëherë pas kësaj në gazetën “Shekull” botohet kritika e ashpër e Paparrigopoulos kundër Sathas, i cili “pa u provokuar ishte hidhëruar shumë”. Nuk bëhet fjalë për një kritikë të thjeshtë shkencore por për ofensivë të dhunëshme ideologjike me një stil të fortë sarkastik.

Disa vjetë më vonë, në vitin 1879, mbi një çrregullim që lidhet me çeshtjen sllave, e cila u ndez më pas me zhvillimet greko-bullgare, Sathas do shkruante “për të ashtuquajturin sllavizim të Greqisë. Pozita që mbështeti Sathas ishte se ‘’ishin shqiptarët e jo sllavët ata që e kolonizuan Greqinë’’. Menjëherë në gazetën “Ora”, përgjigjet Paparrigopoulos. Përgjigjea e tij ishte shumë e rreptë: ”Teoria e re të cilën prezantoi Sathas është më e dëmshme se teoria e Fallmerayer”. Në një moment Paparrigopoulos shprehet kategorikisht duke thënë se ”mësime të tilla duhet të ua lemë të huajëve’’, “si një shkencëtar nuk them se nuk ka ndodhur kështu, por si grek?!». Sathas thyhet tanime jo nga pikëpamja shkencore e njohurive dhe aftësive te tija kritike, por nga qellimet e rreziqeve që shkaktojnë qendrime të tilla.

Sulmet e Paparrigopoulos kundër Sathas nuk kishin si qellim të vërtetën historike, por mos pranimin që Sathas i bënte teorisë ellinokristiane e cila e formoi bazën me “Historia se Kombit grek” të Paparrigopoulos. Kisha me vegel Paparrigopoulon dhe “Historin” themeloi skizofreninë tonë kombëtare ideologjike me ideologjinë greko-kristiane e cila mbahet në fuqi të plotë dhe sot e kësaj ditë

No comments:

Post a Comment