Kalaja e Bashtovës është ndertuar 12 km larg rrugës antike “EGNATIA”, ndodhet pranë fshatit Vilë-Bashtovë rreth 3-4 km në veri të lumit Shkumbin.
Kalaja është ndërtuar në një terren fushor dhe koha më e mundshme e ndërtimit të saj është fundi i shek. 15-të. Gjatë mesjetës zona quhej Vrego ose Briego dhe ishte e njohur si një port në lumin Shkumbin, qendër e tregëtimit të drithrave, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. 14-të.
Kalaja u ndërtua në shek. 15-të dhe u përdor nga Venedikasit deri në vitin 1478 kur u pushtua nga Osmanët. Monumenti është ndërtuar në një terren fushor dhe paraqet një planimetri katërkëndore me lartësi të mureve 9 m dhe 7 kulla. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shek. 18. Kalaja është e pajisur me tre nivele luftimi në mure dhe 5 të tillë në kulla. Ky tipar përbën një karakteristikë të veçantë që nuk haset në asnjë kala tjetër të Shqipërisë.
Vendodhja:http://findit.al/index.php?go=place&id=52926
No comments:
Post a Comment