Monday, July 17, 2017

Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon

Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon”

Edhe pse në rrugë zymtave çështja Çame konsiderohet si “Mos ekzistuese” kjo nuk i ndal deri dhe vetë historianët grekë të prononcohen hapuv dhe në detaj rreth saj!

Shqetësimi tyre është shumë i madh, pasi “Çamët kanë qenë në ato anë dhe kanë pasuri shumë të mëdha”, thonë ata, duke i akuzuar qeverinë greke për neglizhoncë dhe pakujdesi.

Historiani Mihalopoulos: Çamet ishit pronar tokash dhe ishin të fuqishëm. Dhe ngaqë janë Shqiptarë dhe dinak dhe të aftë, mund ti marrin pasuritë e tyre, dhe do zotërojnë fuqi ekonomike shumë të madhe në rajon. Prandaj ekziston ligji i luftës që të bllokohen pronat”, thotë ai.

Ndërsa fjalët e tij i plotëson edhe drejtuesi i emisionit: “Mund t’i marrin sepse ne, thotë, duke firmosur Traktatin e Lisbonës njohëm dhe Kartën e të Drejtave të Njeriut. Çamet do vinë dhe do thonë: Me shkele të drejtat e njeriut dhe më more pronat, tani mi kthe mbrapa. Dhe do ti marrin bashkë me dëmshpërblimet. Dhe mos harroni se Çamët i kanë titujt dhe janë pronarë trojesh të konsiderueshme”.

Biseda vijon me kritika dhe akuza ndaj qeverisë greke, që të dy duke i lënë asaj barrën për këtë neglizhencë që nuk i lanë “hesapet” kur duhej, por vanë vetë në grackën e tyre

No comments:

Post a Comment