Foto Historike: Përfaqësuesit e Kongresit të Manastirit, sipas numrave në foto, dhe jo rendit:
1. Midhat Frashëri, (Lumo Skëndo) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës;
2. Gjergj Fishta, delegat i Shoqërisë Bashkim në Shkodër,
3. Emzot Kaçori, delegat i Durrësit,
4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodër,
5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nënkryetar i Kongresit,
6. Fehim be Zavalani, delegat i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit,
7. Dimitri Mole, delegat i Filibesë,
8. Nyzhet Vrioni, delegat i Beratit,
9. Rok Berisha Gjakova, delegat i Shkupit,
10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë,
11. Thoma Abrami, delegat i Korçës,
12. Sotir Peci Dardha, delegat i shqiptarëve në Amerikë dhe të Bukureshtit,
13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat i këtij qyteti,
14. Shahin Kolonja, delegat i Kolonjës,
15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës,
16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes,
17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këtij qyteti,
18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqërisë Agimi i këtij qyteti
19. Azis, delegat i Starovës,
20. Shevqet Frashëri, delegat i Korçës,
21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këtij qyteti,
22. Leonidha Naçi Korça, delegat i Vlorës,
23. Zejnel Glina, delegat i Leskoviqit,
24. Sami Pojani, delegat i Korçës,
25. Refik Toptani, delegat i Tiranës.
26. Mihal Gramenua, delegat i Korçës. Midis z. R. Toptani dhe z. M. Gramemo është Çeço Topulli, luftëtar i lirisë. Pranë Gramemos është Muhtari, dhe Kavas i klubit të Manastirit. Ngjitur me Ahil Eftimin është Xhelal Bepoda, dhe në mes të z. Shutiriqi dhe Glina është z. Selman nga Elbasani.
Tuesday, July 11, 2017
Foto Historike: Përfaqësuesit e Kongresit të Manastirit, sipas numrave në foto, dhe jo rendit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment