Tuesday, July 18, 2017

S’ka popull më të vjetër se shqiptarët

S’ka popull më të vjetër se shqiptarët
18 Korrik 2017
Bijt e Shqipes.al
Albert Dumont

Muji dhe Halili

Pikëtakimet e Albert Dumont me shqiptarët janë të shumta dhe tipi i tyre atij i pëlqen dhe është tepër i veçantë me popujt që e rrethojnë. – “Shqiptari dallohet në mënyrë shumë të qartë: një kokë e vogël, një hundë e hollë, këmbë të gjata dhe nervoze, çka të kujton grekërit e hershëm, ashtu siç është paraqitur në një statujë arkaike mbi mermerin e Eginës.

Ecja e tij është elegante dhe ai kënaqet me qëndrimin e tij, megjithë padurimin që të tregojë se ka ndjenjën e së bukurës dhe të harmonisë”. Madje, më pas, duke studjuar për racën shqiptare, ai do të shkruante në librin e tij se “Nuk ka në Evropë popull më të vjetër se ajo e shqiptarëve”, edhe pse ai e di se asnjë dëshmi nuk flet për kohën se kur ata u shfaqën në Ballkan. “Padyshim që shumë e shumë shekuj më parë, ata ishin vendosur aty… – përgjigjet ai.

 

– Ndër shqiptarët e sotëm, të cilët dikur zotëronin sipërfaqe shumë të mëdha, gjënden emra qytetesh që i përkasin gjuhës së tyre në zona ku shihen veçse serbë e bullgarë.

 

Ata me siguri që kanë qenë të fundit që i përkisnin kësaj popullsie primitive të lashtë. Ata flasin një gjuhë, karakteristikat themelore të së cilës kanë filluar të njihen mirë në sajë të studimeve të Ksylander, Johan von Hahn, Reinhold dhe së fundi nga Franz Bopp”. Ai shkruan për Ksilander, (Xylander), që kishte qënë një mjek i flotës greke dhe që studioi shqipen e banorëve të Hidrës e Specaj, të marinarëve, me të cilët jetoi shumë vite. Madje dhe librin e tij, ai ua kushtoi këtyre marinarëve. Dhe Dumont mbështet tezën e tij: “Shqipja është një gjuhë indoevropiane që i afrohet më shumë gjuhës latine se sa greke, (shiko veprën Nuits pelasgiques ose Noctes Pelasgica, vepra kushtuar atyre “marinarëve pellazgë”, (nautae pelasgici).”

Albert Dumont na jep shumë të dhëna për gjendjen e shoqërisë shqiptare të asaj periudhe, veçanërisht gjendjen e Kishës katolike në Shqipëri dhe ndarjen ekleziastike, e cila në aktet e Vatikanit shënohej në dosjen Albania turcica, (Shqipëria turke). Ai e kupton se shqiptari nuk është besimtar, “ose më mirë nuk mendon për fenë”, – shkruan ai.

“Nëse për zakon ai praktikon fenë katolike, ai thotë gjithashtu: “Edhe Zoti i Muhametit është i madh”. Ndërsa muslimanët shkojnë tek prifti kristian për festën e Shën Gjergjit e veçanërisht për Krishtlindjet, ku ndezin qirinj për Shën Kollin, (Saint Nicolas)…

Sipas tyre, Zotat mund të jenë shumë. Kjo shpjegon dhe indiferencën e tyre, çka të habit aq shumë në Shqipëri, ku shpesh është e vështirë të dallosh nëse një banor është kristian apo musliman. Një fshat, pranë Shkodrës, sapo e ka mohuar fenë katolike. Ishte një grindje që ishte krijuar mes tyre dhe priftit në mëngjesin e pashkëve rreth orës që duhej të mbante mesha. Por françeskani nuk donte të tërhiqej nga fjala e tij. Pleqtë shkuan dhe takuan pashain. Dhe që atë ditë ata janë bërë muslimanë.”

Luan RamaShqiptare. Postuar nga “DIELLI” më 12/26/2010

No comments:

Post a Comment