Thursday, July 13, 2017

Histori Came! Rrahje dhe vrasje Shqipëtarësh nga xhandarmëria Greke

Histori Came!

Rrahje dhe vrasje Shqipëtarësh nga xhandarmëria Greke,

Janë dokumentuar në zhvillimet e kohës ( viti 1940) të tilla ngjarje të vërteta. Persekutimet e popullit të Camërisë prej autoriteteve Greke janë të pamohueshme. Patriotët Shqipërarë me banim Mota nga Margallici, Namik Qamil nga Karbunara, Mustafa Gera nga Vrahonaj, Xhemua i Nistos nga Gumenica, R Rexhepi nga Gjobacar, vëllezrit Ahmet nga Grikohiri etj janë internuar dhe mbajtur në një bujtinë cdo ditë duke i keqëpërdorur prej xhandarmërisë në sy të popullit, me qëllim që të krijojnë ndjenjë tmerri fhe kështu të ikin në Turqi,
Katundet Gardhiqi etj i quajtën si " Komitaxhinj" i xhveshin dhe i shëtisin nëpër rrugë.Në Margallic dhe në kanxhanin e Bajos gjëndeshin Haxhi Sadik me shokët e tijë dhe këndonin popullore Shqipëtare,Pas pak erdhën xhandarët, pasi i keqëpërdorën gjatë natës. pasi i urdhëruan të mos këndojnë më në vënde pune dhe në gjuhën e tyre të " keqe" Patrioti Dino Ali Brahimi me origjinë nga Margëllici, këndonte këngë Shqipëtare në vendin e quajtur Puse. Një xhandar arriti në vënd dhe duke i vënë pushkën në gjoks i tha të pushonte,  Vëllezërit e tijë punonin në ara, por vrapuan në ndihmë të vëllezërve të tjerë.Pas pak arritën xhandarë të tjerë duke i arrestuar tre vëllezërit dhe duke i keqtajtuar për gjithë natën. Të nesërmen komandanti i rrethit Boso nga Margallici, inxori vëllezerit na sheshin qëndror të katundit, dhe përpara katundarëve vunë një xhandar dhe i rrahu gjersa Shqipëtarët ranë pa ndjenja.Në përfundim iu morën kuajt duke i detyruar të lëviznin në këmbë për në burg, ku u nxoren në gjyq me akuzën se ishin komunistë dhe kishin qëllime kryengritëse.Të gjithë Shqipëtarët u dënuan me burgim me nga 1000 gjer 25.000 dhrahmi,Një ditë të riun Hajdar Cumani nga, nga Spatar.Filatit. 22 vjec e vranë me 5 plumba pushke në vëndin e quajtur Cumanë.,nga një patrullë nën komandën e rreshterit Makari, me origjinë nga Gjiriti Patrioti Veip sulejman Mushin .nga Lopësi u nxor me dhunë jashtë atdheut të tijë dhe tërë pasuria u konfiskua.Tashti ndodhet nëKonispol sepse Gjithë pasuriane vendin te vet iu konfiskua, etj etj

No comments:

Post a Comment